Protesta qytetare dhe shqetësimi i “analistëve” të borderove!

429
Sigal

Nga Dritan Kaba

Disa “analistë” që hanë çorbën e qeverisë thonë që bllokimi i rrugëve dëmton ekonominë.

Dhe kush e thonë?!

Ata që nuk kanë shkruar një gërmë për PPP-të që po gllabërojnë taksat e shqiptarëve dhe që kanë deformuar tregun e lirë. Ata që ende nuk kanë artikuluar një shqetësim për falimentimin e biznesit të vogël dhe të mesëm. Ata që nuk thanë një fjalë për fermerët dhe blegtorët, por u lëshuan si hiena të kafshonin djersën dhe sakrificën e tyre.

Bllokimi i rrugëve është ndërgjegjësim për çdo qytetar dhe jo për ata që iu prishet ëeekend për të ngrenë dreka e darka me paratë e pushtetit. Bllokimi i rrugëve është ndërgjegjësim për çdo qytetar, i cili mezi mbyll muajin dhe jo për “analistët” në borderotë e shtetit dhe krimit të organizuar.

Bllokimi i rrugëve është ndërgjegjësim për çdo fermer që ra pre e propagandës qeveritare këto ditë dhe jo për konet që iu lëpihen qeveritarëve të korruptuar.

Bllokimi i rrugëve është ndërgjegjësim për çdo të ri, që të mos e shoh të ardhmen e tij jashtë vendit, por të luftojë këtu për të shporrur këtë të keqe të Kombit.

Kështu ju të dashur “analistë” e dimë që ju ka zënë shqetësimi, por atë nuk e keni për ekonominë, as për rininë, as për shqiptarët e zakonshëm, por për fundin e borderove tuaja.