Protesta për Ligjin e mbetjeve, Shalsi i quan aktivistët qaramanë dhe deputetët intrigantë

495
Sigal

Ndërsa jashtë kuvendit vijonte protesta e aktivistëve të AKIP, deputeti Eduard Shalsi komenton nga oborri i Kuvendit se me përgjigjen nga BE edhe ato deputetë skeptikë apo qaramë që kanë mbetur nëpër rrugë nuk kanë më argumente.

Eduard Shalsi: ” Fakti që reflektuam në propozimet fillestare tregon se interesi ishte ai i pastrimit të Shqipërisë e cila nuk mund të jetë e pastër pa një industri të fuqimshme riciklimi. Ndjehem  i keqardhur sepse që nga ato pak qaramanë që kanë mbetur nëpër rrugë dhe deri tek ata pak intrigantë e spekulantë që gjenden edhe në parlament e kanë përdorur çështjen jo nisur nga qëllimi për një Shqipëri sa më të pastër por thjesht nga përfitimet e tyre të ngushta personale.

Por a i ka votat maxhoranca për ta kaluar ligjin?

Shalsi nuk iu përgjigj drejtëpërdrejtë por u shpreh: “Unë nuk e di si e merrni informacionin dhe kujt burimeve e merrni informacionin.

Ajo që unë di është që të gjithë dyshimet që kanë ekzisutar dhe dyshimi i fundit i disa parlamentarëve ka qenë se propozimet kanë qenë kundër ligjit të BE. Përgjigja ishte e pastër dhe thuhej e kundërta se ndryshimet ishin të mirëadaptuara dhe të përshtatshme në rrethanat që gëzon Shqipëria

Shalsi la të hapur sërish diskutimet por nuk tha konkretisht se kur do të shkojë në komision për diskutim dekreti i Presidentit kundër ligjit të mbetjeve.

“Nëse edhe sot ka ndonjë që sugjeron, komente e vërejtje për ta bërë akoma edhe më të mirë jemi tërësisht të hapur. Synimi është për të pasur një Shqipëri. Do vendos komisionin zyrtarisht në dijeni. Do bëjmë debat”