Ligji i mbetjeve, Spaho: Meta dhe Idrizi të mos bëjnë pakt me Ramën

337
Sigal

Deputeti i PD, Edmond Spaho i kë bërë thirrje kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe kreut të PDIU, Shpëtim Idiriz që mos negociojnë me kryeministrin Rama për miratimin e ligjit për importin e mbetjeve.

Spaho: Këta njerëz kanë që dje që protestojnë për të treguar sensibilitetin që ka kjo çështje. Për fat të keq policia e cila është e aftë vetëm për të ndërhyjë në të tilla gjëra, ka ndërhyrë me shkopinj dhe ka arrestuar dy prej protestuesve. Duket si skenar i një diktature, e një sjellje ku të gjitha institucionet përpiqen t’i imponojnë qytetarëve skenarin e djegieve të mbeturinave.

Mazhoranca është kapur në lojën e numrave, i ka humbur shumica dhe po shtyn dekretin e presidentin në komision dhe në seancë, madje në iniciativën për referendum as bëhet fjalë sepse nuk ka ndonjë intesion nga ana juaj që të merret me këtë çështje. Ne kërkuam në Konferencën e Kryetarëve që dekretit të presidentit i caktohet data në komisione dhe séance. Ishte i papranueshëm veprimi i mazhorancës që ndryshoi në mënyrë të njëanshme rendin e ditës duke hequr dekretin e Presidentit.

Unë i bëj thirrje Metës dhe Idrizit që të mos negociojnë me Ramën për të gjetur rrugë për ta kaluar ligjin e importit të plehrave. Ti qëndrojnë premtimit që kanë dhënë që pa konsensusin e shoqërisë civile nuk do të këtë miratim të ligjit dhe shoqëria civile e ka dhënë, i vetmi konsensus sështë që ky ligj të rrëzohet.