Protesta e Unazës/ Klevis Balliu dënohet me 80 orë pune, ironia e Metës: Sukseset e Reformës së shumëpritur janë bërë të prekshme për qytetarët!

196
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është dënuar me 80 orë punë në interes publik për veprimet e tij në njërën nga protetstat e banorëve të “Unazës së Re”.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar edhe presidenti Ili Meta, i cili me një postim në Facebook ka ironizuar drejtësinë duke shkruar se, Balliu u dënua me 80 orë punë në interes të publikut pse mbrojti të drejtat e banorëve të Unazës.

Sipas tij, ky është rasti kur oligarkët të dënojnë dy herë.

Postimi i Metës:

Po ndaj një lajm të mrekullueshëm me ju miq!
Më në fund sukseset e Reformës së shumëpritur janë bërë të prekshme për qytetarët!
Z.Klevis Fahri Balliu u dënua me 80 orë punë në interes të publikut pse mbrojti të drejtat e banorëve të Unazës.
Një lutje kam për autoritetet nëse mund të urdhërojnë, që në këto 80 orë të shërbejë për të mbjellë mimoza te parku i Pallatit të Brigadave meqënëse po afron edhe 2 Marsi.
Mirëkuptohemi gjithmonë nëse nuk ka ndonjë plan për komplekse kullash lirie edhe atje pas 24 Korrikut.
Ky është rasti kur oligarkët të dënojnë dy herë.
Së pari të përjashtojnë nga kandidimi dhe së dyti përmes “drejtësisë të pavarur”.
Dhjetëra akuza e procese gjyqësore ndaj Klevis Fahri Balliut në tre vite.
Urojmë të mos e marrë vesh Il Cavaliere se do mërzitet shumë pasi ai ka mbi 40 vite procese dhe del në vend të dytë nga një 30 vjeçar.
Kam edhe një pyetje: Ata që firmosën aferën e Unazës a janë dënuar?