Temperatura -6ºC, parashikimi i motit për sot

551
Sigal

Vendi ynë do të ndikohet nga moti i kthjellët në të gjithë territorin sot, falë masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për shkak të origjinës veriore të masave, temperaturat në vlerat minimale edhe për sot pritet të jenë negative në disa qytete edhe pse pritet një rritje e lehtë e tyre krahasuar me ato të së enjtes që lamë pas.

Në këtë mënyrë në zonat malore temperaturat pritet të arrijnë -6ºC, në ato të ulta -4ºC dhe në zonat bregdetare 1ºC. Edhe temperaturat në vlerat e mesditës do të kenë një rritje të lehtë duke prekur në zonat malore vlerat prej 9ºC, ato të ulta 14ºC dhe në ato bregdetare 15ºC.

Ndikim në rritjen e temperaturave të mesditës do të ketë edhe era e cila do të fryjë e qetë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s.