Protesta e opozitës, nis blindimi i dyerve të Kryeministrisë

119
Sigal

Dyert e Kryeministrisë kanë nisur të blindohen një ditë përpara protestës së thirrur nga opozita në 11 shkurt.

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, kreu i PD, Sali Berisha paralajmëroi policinë që të mbajë qëndrim korrekt me protestuesit, pasi sipas tij për çdo person të lënduar do të mbahet përgjegjësi edhe pas 30 vjetësh.

Protesta e opozitës e thirrur nga kreu i PD-së do mbahet ditën e nesërme në orën 12:00.

Protestuesit do të mblidhen në selinë e PD-së, më pas në sheshin “Skënderbej”, në sheshin “Nënë Tereza”, pastaj për të vijuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sakaq drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ditën e djeshme ka zhvilluar dhe një takim me drejtuesit e komisariateve të Tiranës, ku është vendosur se 1.500 forca policie do të jenë të pozicionuara në pikat e ndryshme të qytetit për mbarëvajtjen e kësaj proteste.