Protesta e opozitës minutë pas minute. Dalin shifrat, ja sa qytetarë janë nisur nga rrethet

952
Sigal

Opozita proteston sot kundër qeverisë dhe kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas akuzave për trafik droge për vëllain e tij Agron Xhafaj. Nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim vijnë edhe shifrat e para të qytetarëve të nisur nga rrethet për të protestuar sot në Tiranë.

Ora 10:10- Partia Demokratike ka zbuluar simbolikën e dytë të protestës së sotëm kundër qeverisë. Të rinj të PD-së kanë çuar pranë Ministrisë së Brendshme një hartë të familjeve politiko-mafioze. Harta e Shqipërisë këtë herë e ngjyrosur jeshile dhe me kanabis nis në veri me Frrokun dhe përfundon në jug me Balilin.

Ora 9:40– Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se nga Durrësi janë nisur rreth 5000 protestues të organizuar drejt Tiranës. Por ka edhe nga ata që vijnë në protestë me makina private. Deri tani nuk janë shënuar incidente.

Ora 09:30- Në Sheshin ‘Skënderbej’ shfaqet simbolika e pare e protestës e cila është një statujë e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit. Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.

Ora 9:00- Nga Shkodrës raportohet se nga ky rreth janë nisur rreth 5000 protestues të organizuar.

Ora 8:55- Nga Dibra raportohet se janë nisur drejt kryeqytetit rreth 1500 protestues. Policia ka ngritur postoblloqe qe mbremjen e djeshme.

Ora 8:53- Ndërkaq burime zyrtare nga PD Elbasan konfirmuan për gazetarin Fatmir Popja se të paktën 3 mijë qytetarë nga të 7 bashkitë e Qarkut të Elbasanit do të nisen në mënyrë të organizuar për t’iu bashkuar protestës së sotme në Tiranë.
Ndërkaq disa mijëra të tjerë po nga ky qark pritet t’i bashkohen kësaj proteste. Deputeti i PD Endri Hasa tha se pritet të ketë një fluks jashtëzakonisht të madh qytetarësh të qarkut të Elbasanit që do marrin pjesë në këtë protestë.

Ora 8:48- Zyrtarisht LSI jep këto shifra për numrin e protestuesve të nisur nga rrethet:
Qarku Korçë- 2000. Qarku Elbasan- 3000. Qarku Berat – 3000. Qarku Durrës- 2500. Qarku Vlorë-1500. Qarku Gjirokastër- 1500; Qarku Dibër-1000. Qarku Shkodër-2000. Qarku Lezhë- 2000. Qarku Kukës-500. Qarku Fier- 3000.

protestues LSI

LSI protesutes

Ora 8:35- Nga Fieri janë nisur rreth 2000 protestues. Nga Lezha rreth 1500 qytetarë të organizuar nga PD dhe LSI.