Me 400 euro të nxirrte matanë kufirit, arrestohet beratasi

581
Sigal

Policia e Beratit ka kapur 60-vjeçarin e shpallur në kërkim Kristo Gole, 60 vjeç,  banues në fshatin Bardhaj. Gole ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër më datë 18.01.2018  me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gole ishte shpallur në kërkim pasi në datë 23.05.2016 në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në bashkëpunim me djalin e tij shtetasin H.G dhe shtetasin M.SH (të dy të arrestuar), ndihmuan 4 persona të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin, kundrejt shumës prej 400 euro secili. Pasi u evidentuan nga Policia Kufitare, Kristo Gole arriti t’i shmangej arrestimit. Ai ishte kapur nga autoritetet greke dhe u ekstradua në vendin tonë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.