Pak orë nga nisja e protestës së opozitës kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar në selinë blu.
Basha është pritur nga simpatizantë në oborrin e PD-së.
Basha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela.
Në PD janë duke u përgatitur dhe detajet e fundit nga protesta që do të nisë në orën 12:00 me një pjesëmarrje që sipas opozitës pritet të jetë masive.





















