Propozimi çek për rikthimin e vizave me Shqipërinë, Braimllari: Pasaportat e arta dhe korrupsioni po na kthejnë pas

114
Sigal

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka paralajmëruar rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Braimllari u shpreh se janë pasaportat e arta, korrupsioni, dështimet e rilindjes për të kontrolluar territorin, etj, që po e kthejnë vendin pas në kohën e regjimit të vizave.

Përmes një postimi në Facebook, Braimllari i referohet një njoftimi të uebsitit zyrtar të Shengenit, referuar dokumentit të autoriteteve çeke, i cili thekson se si Shqipëria ashtu edhe Serbia nuk kanë bërë asnjë përpjekje për plotësimin e kushteve të BE-së për lëvizjen e lirë.

Kështu sipas raportit që Braimllari i referohet, Çekia ka propozuar ndalimin e udhëtimit pa viza të Shqipërisë dhe Serbisë për shkak të migrimit të parregullt.

Postimi i plotë:

Pasaportat e arta, korrupsioni, dështimet e rilindjes për të kontrolluar territorin, kufijtë po na kthejnë vite pas në kohën e vizave.

Çekia kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët.

Dështimet e qeverisë për të kontrolluar territorin, kufijtë dhe emigracionin e paligjshëm ka detyruar Çekinë, e cila mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian që të kërkojë rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, “SchengenVisaInfo.com” ka sugjeruar rikthimin e vizave për Shqipërinë e Serbinë, pasi janë kthyer në portë hyrëse për klandestinët e lindjes drejt BE-së.

Sipas uebsitit zyrtar të Shengenit, referuar dokumentit të autoriteteve çeke, si Shqipëria ashtu edhe Serbia nuk kanë bërë asnjë përpjekje për plotësimin e kushteve të BE-së për lëvizjen e lirë.

Ndaj Çekia propozon ndalimin e udhëtimit pa viza të Shqipërisë dhe Serbisë për shkak të migrimit të parregullt.

Kërkesa e palës çeke vjen si pasojë e hyrjes së një numri të lartë emigrantësh duke përdorur Shqipërinë dhe Serbinë si portë hyrëse në Evropë.

Ndaj para se BE të na kthejë vizat e lëvizjes, të gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë me opozitën dhe ti heqin vizën qeverisë së paaftë të rilindjes që e ka kthyer vendin, jo vetëm në një eksportues të krahut të kualifikuar të punës dhe të të rinjve, por edhe në një urë të trafikut të qenieve njerëzore drejt BE-së.

Koha e ndëshkimit po afron!