Projekti i investimit në Sazan, Deputetja Zhupa: Duhet transparencë, çfarë përfitojnë shqiptarët

14
Sigal

PD kërkon që projekti për investim në ishullin e Sazanit të kalojë përmes filtrit të një gare ndërkombëtare, dhe të  bëhen publike interesat e Shqipërisë nga ky investim. Në një  dalje për mediat, deputetja Ina Zhupa deklaroi  se Kryeministri Edi Rama duhet të bëjë transparencë se cfarë përfitojnë shqiptarët nga projekti.

Ajo publikoi edhe gjetjet e raportit të UNESCO-s për shkeljet me koncensionin e Butrintit, ndërsa i bëri thirrje publike Gjykatës Kushtetuese, që ta rrëzojë.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, deklaroi se projekti për investime në dy zona në jug të vendit, mes të cilave në ishullin  e Sazanit, duhet të kalojë përmes filtrit të një gare ndërkombetare, dhe të bëhet transaperencë e plotë, lidhur me atë çfarë përfiton Shqipëria nga ky projekt. Zhupa i cilësoi mashtrime deklaratat e Ramës, se Sazani s’ka qënë kurrë zonë e mbrojtur

Deklaratat Zhupa I bëri gjatë një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit,  nga ku foli për koncensionin sipas saj korruptiv të Butrintit. Ajo bëri publik shkljet e evidentura nga UNESCO për kontratën koncensionare, që sipas Zhupës konfirmojnë të gjithë denoncimet dhe akuzat e opozitës, se ligji është bërë me porosi, dhe se pasuria publike po I falet privatit

Zhupa deklaroi se ky raport do ti dërgohet Gjykatës Kushtetuese, të cilës I bëri thirrje publikisht që të rrëzojë koncensionin, pasi siç thekson ajo provat janë të qarta.

Sipas Zhupës, Kushtetuesja duhet të dëshmojë se është në mbrojtje të interesit publik