Projektet kulturore në Tiranë/ Kryebashkiaku Erion Veliaj: Shtëpinë e kolosit të letrave Dritëro Agollit do ta kthejmë në qëndër muzeale

163
Sigal

Dje në ambientet e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dekanin e Fakultetit të Histori-Filologjisë , Sabri Laçi me të cilin firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit  në lidhje me projektin që pret të marrë udhë për ngritjen e shtëpisë muze kushtuar shkrimtarit të shquar Dritëro Agolli. Një nismë që nderon figurën e poetit e shkrimtarit tonë, por edhe edukon brezat e rinj dhe këdo të interesuar mbi jetën dhe veprën e tij.Nisma so kjo janë me të vërtetë shumë të vlefshme për ruajtjen e vlerave tona historike me të cilat siç dihet identifikohet një komb.

“I lumtur që bashkë me dekanin e Fakultetit të Histori-Filologjisë , Sabri Laçi, firmosëm një marrëveshje bashkëpunimi afatgjatë, e cila do të nisë me një projekt që e kam shumë përzemër, shtëpinë muze “Dritëro Agolli” – pedagogët dhe studentët do na japin një dorë me procesin kërkimor të veprës së shkrimtarit të madh.”- shkroi Veliaj.