Prof. Elmaz Sherifi: Kuvendi i sajuar dhe qeverisja pa opozitë

294
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Rama do votojë Marrëveshjen e 5 qershorit, në 23 korrik dhe do ta anullojë në 30 korrik

Përfaqësuesit e dy mazhorancave parlamentare të përfshirë nga emocionet, pardje, një e nga një jepnin lajmin e madh, se kishin arritur të bindnin njera- tjetrën për të nënshkruar “marrëveshjen e shpëtimit” të shqiptarëve. Shqiptarët  i kanë konsideruar si subjekte humori. Por duket që kanë gabuar. Madje, edhe ndërkombëtarët, që imponuan Marrëveshjen e 5 qershorit, duhet të ndryshojnë mendim e sjellje për të dy mazhorancat tona mendjehapura. Dy mazhorancat, si përfaqësuese të sovranit, vendosën njëzëri, se nuk i njohin 15 kushtet e vendosura nga BE-ja, si kusht për organizimin e Konferencës Ndërqeveritare. Dy mazhorancat nuk e njohin Marrëveshjen e 5 qershorit, por  për t’i bërë qejfin Ambasadores Kim, do e miratojnë formalisht më  23 korrik dhe do e anullojnë  më 30 korrik. Dy mazhorancat, si përfaqësueset e vetme të sovranit, nënshkruan “marrëveshjen e shpëtimit” të demokracisë në Shqipëri, për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë, e cila është miratuar me Referendum e është bërë si “letër higjienike”! Dy mazhorancat e marrin këtë vendim të rëndësishëm me shumë sakrifica, për të shpëtuar filozofinë  surealiste  të së Drejtës nga humbja e pushtetit. Prandaj me një zë, të dy mazhorancat vendosën t’u heqin partive të drejtën kushtetuese për të bërë marrëveshje parazgjedhore dhe të krijohen  “listat e përdredhura”, që filozofi surealist i së drejtës,  të vendosë në krye të listës ata që dëshiron, të cilët vendosen nga kryetari e nuk mund të votohen nga populli, por popullit i jepet e drejta të votojë, nga “mesi e poshtë”! Lum si populli për këta shpëtimtarë, që zbuluan sistemin qeverisës, pa opozitë!