Prof. Edmond Panariti: Linja Arbërore e Skënderbeut është e bardhë si bora!

351
Sigal

Nga Edmond Panariti

Linja Arbërore e Skënderbeut është e bardhë si bora!

Ja cilat janë rrënjët Arbërore të Skënderbeut dhe fisit të tij.

Kastriotët janë familje fisnikësh arbër ashtu si Muzakajt, Topiat, Balshajt.
Kastrioti i parë, i përmendur në dokumentat e historisë ka qenë kreu i Kaninës së Vlorës sipas të dhënave burimore të vitit 1368.
Por fisniku i parë i mirë dokumentuar Kastriot, (1394) ka qenë gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti zot i Sinjës (sot fshati Arras në Dibër) dhe i Gardhit të poshtëm.
Ai pati tre djem Aleksin, Konstandinin dhe Gjonin (babanë e Skënderbeut) .
Babai i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, ishte zot i Matit, sipas të dhënave burimore të vitit 1437.
Ai i zgjeroi territoret e tij, por u mposht nga osmanët të cilët i morën djalin e vogël peng, heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti.
Linja arbërore e Skënderbeut është e bardhë si bora.