Prof. Dr. Tritan Shehu: Shqiptarët po vazhdojnë të qëndrojnë larg familjes së tyre evropiane prej vitesh, si pasojë e keqqeverisjes Rama

Rama pa iu dridhur qerpiku thotë në Athinë: “Bëmë dy dasma po nuk na erdhi nusja”!?

Në fakt ka të drejtë, ai deshte të bënte dasëm pa gjetur nusen, pa nuse!

NOA

Ai bëri festën e çeljes së negociatave pa marrë çeljen e negociatave nga Këshilli i BE.

Kujt ja kerkon ai fajin për këtë, BE!?

Ai duhet ta kërkojë përgjegjësinë te vetja e tij, që nuk përmbushi standartet e domosdoshme, në fakt bëri hapa mbrapa në atë drejtim që prej 2014-s!

Dhe më tej kërkoi të “bëjë një dasëm” apo dhe dy, vetëm për të fshehur të vërtetën e hidhur të deshtimit e demit gjigand, qe i krijoi e po i krijon vendit.

Për tja hedhur ato shqiptarëve si “velljoja e nuses”, për të mos e parë as “nusen” e as të vërtetën!

Në realitet poshtë asaj “vello” nuk kishte “nuse”, nuk kishte Europë, kishte vetëm një boshllëk, që Rama do ta mbushi me diçka tjetër nga Lindja, qoftë dhe me “Minishengenin apo Jugosllavinë e Re”, me Kosovën e sfumuar prej tij dhe që përsëri e sulmoi sot, njëlloj si Vuçiç.

Ai kështu deshte të bënte dasëm pa “nusen”, por ne fakt dhe “pa mish”, vetëm në 3D, se nuk kishte asgjë reale për të festuar ato ditë.

Përkundrazi ato ditë ishin e janë ditë “zie” për shqiptarët, që po vazhdojnë të qëndrojnë larg familjes së tyre europiane prej vitesh, si pasojë e keqqeverisjes Rama.

Kjo është e vërteta e hidhur shqiptare, që vjen nga një Qeveri e Kryeministër, që “fytyrën” e kanë të kthyer jo nga Evropa por nga Lindja, që modeli i tyre nuk është demokracia e vërtetë Perëndimore, por autokracizmi Lindor.

Dhe më tej sulmon Evropën nga Athina, anatemon shtëpinë tonë, familjen tonë, të ardhmen tonë të vetme, se nuk i dërgoi “Nusen”!

O tempora, o mores!