Prof. Dr. Tritan Shehu: Qeveria rrezikon shëndetin e shqiptarëve dhe i izolon si dikur!

277
Sigal

Nga Tritan SHEHU

Kjo Qeveri rrezikon shëndetin e shqiptarëve dhe i izolon ata si dikur! Si pasojë e politikave e keq menaxhimit në vazhdim të epidemisë, ne sot jemi me pasoja të rënda shëndetësore, të mbyllur, pa të drejtë lëvizje, me konseguenca këto edhe sociale, ekonomike e mbi demokracinë. Data e vendimit tjetër të Brukselit ndaj Shqipërisë është 15 Korriku. Ndërsa ditët kalojnë gjendja epidemiologjike po rëndohet, shtrimet, rastet e rënda e humbjet po shtohen, ndërsa izolimi u vendos për ne, askush nuk del të japë shpjegime për shkaqet, duke filluar nga Kryeministri, nuk po paraqitet asnjë strategji inteligjente, asnjë agjendë me afate ndryshimi së paku për këto dy javë; të gjithë kanë “avulluar”, nuk dëgjojnë e nuk shikojnë, nuk flasin më! Me cinizëm e nëpër dhëmbë disa fajësojnë Europën, kur jemi ne që duhet të plotësojmë standartet e saj shëndetësore, fajësojnë Popullin kur është Shteti që duhet te paraqese strategjine e aplikoje masat inteligjente, te siguroje kapacitetet teknike e strukturale mjekesore, materialet e me tej te kontrolloje e garantoje zbatimin e tyre. Per kete ka nje liste te gjate “detyrash”, qe ne jua kemi publikuar, jane dhe modelet e eksperiencat e Italise e vendeve te tjera, qe megjithese kaluan situata tragjike, tashme jane hapur krejtesisht. Por sidoqofte fillojeni me lejimin e te Drejtes Kushtetuese te cenuar te qytetareve per te kryer egzaminimet serologjike e molekulare ne laboratoret e vendit, gje qe do te ndihmoje edhe per nje vendim pozitiv te Brukselit me 15 Korrik ndaj “levizjes” sone!
Edhe kete jua kemi shpjeguar qe kohe me pare…