Prof. Dr. Tritan Shehu: Qeveria ka mashtruar për të fshehur përgjegjësitë e saj ndaj katastrofës Covid-19

147
Sigal

Mashtron sot Qeveria për të fshehur përgjegjësitë ndaj katastrofës Covid ndër më të lartat në botë prej 15 mijë jetësh të humbura, që ajo krijoi në Shqipëri.

“Mbyllen repartet Covid në spitalet Rajonale”- deklaruan para pak kur:

–Në Shqipëri nuk ka pasur reparte Covid në spitalet Rajonale, dhe ato që u deklaruan, nuk u finalizuan kurrë si të tillë.

Ka pasur disa pacientë të tillë, që janë trajtuar në spitalet periferike për shkak të humanizmit të personelit shëndetësor, por dhe këta si ilegalë, me diagnoza të ndryshuara si Post-Covid a me vetëm emrat e komplikacioneve, jo të sëmundjes bazë.

Ka pasur me mijëra e mijra pacientë në shtëpitë e tyre duke u trajtuar në gjëndje të rëndë e me shpenzimet e tyre, pikërisht se nuk u hapën kurrë repartet Covid në ato spitale.

Janë mbi 15 mijë të vdekur Covid sipas institucioneve ndërkombëtare kjo, kur zyrtarisht u raportuan vetëm 2400 sepse:

–Kjo “masakër” jetësh ndodhi se njerëzit u lanë në mëshirë të fatit, edhe se nuk u hapën kurrë spitalet periferike për këta pacientë.

–Se personelit shëndetësor nuk ju sigurua kurrë edhe minimumi i pajisjeve mbrojtëse, duke na çuar në “majë” të botës edhe për humbjet ndër atë.

–Se shumë medikamente anti virale nuk u licensuan kurrë zyrtarisht duke stimuluar kështu futjen e tyre kontrabandë për trajtimin ambulator, shtrimin në spitalet private me çmime astronomike, e nxitur kjo edhe nga mos aktivizimin i reparteve periferike,

–Se testimet ngelën monopol e nuk u liberalizuan kurrë.

–Se projekti i vaksinimit COVAX ishte vetëm një dështim, duke bërë kështu që ky proces të fillojë me shumë vonesë, akoma me “pikatore” e në shumicë me vaksina me efikasitet të ulët, për të mos folur për origjinën e skadencën e tyre.

Pra, në fakt kjo Qeveri e la çdo gjë në “rënie të lirë” apo më mirë të drejtuar sipas disa interesave të errta, duke bërë që Shqipëria të jetë vendi eksperimental në botë i “imunizimit natyral të grupit”.

Por kjo u pagua nga shqiptarët me humbje gjigande jetësh, dëmtim masiv shendeti e dëm të pa llogaritshëm ekonomik të tyre.