Tek fëmijët i zë gjumi, prindërit në një dëshpërim të thellë llogarisin sa para kanë gjendje, sa detyrime dhe sa borxhe
Moti po ftohet, në familjet e varfëra, mendojnë për kollën që i bie fëmijëve, për këpucët atlete që ua mbajnë këmbët të ftohta fëmijëve, për kërkesat e tyre për libra dhe orendi të tjera shkollore, për ushqimin dhe faturat. Tek fëmijët i zë gjumi, prindërit në një dëshpërim të thellë llogarisin sa para kanë gjendje, sa detyrime dhe sa borxhe. A ka punë të qëndrueshme dhe a ka mundësi për ndonjë të ardhur plus. Nënat mundohen ti citosin me batanije fëmijët e tyre që kanë rënë në gjumë dhe ndoshta ëndërrojnë se ndonjë ditë do të pasurohën dhe ata si bashkëmoshatarët që shohin në televizor apo, fëmijët e pasanikëve në klasën e shkollës…
Po në të njëjtën orë në vilat rezidenciale është ndezur zjarri me dru lisi të lyer me aromatik dhe në oxhaqet zbukurues ndriçon flaka. I zoti shtëpisë i pasuruar nga gruaja që ka një OJF pi verë të kuqe shoqëruar me proshut dhe i tregon zonjës për takimin e sotëm në seancën parlamentare, për debatin dhe nervozizmin, për insinuatat e të tijëve dhe fjalët goditëse te kundërshtarëve. Ajo që nga vapa ka zbërthyer dhe bluzën e trupit dhe mban në shtëpi një kapele që ti duket burrit moderne, i thotë…Mos e duro më atë, atë zhduke u bë ai…I shoqi i pohon në shenjë pafuqie se do e bëjë por duhet pritur dhe pak…Pastaj kontrollojnë në monitor temperaturën e dhomës ku flenë fëmijët e tyre se mos është ngrohur shumë dhë ata djeresiten natën…Bisedojnë nëse i morën ato fondet nga ajo organizata ndërkombëtare për projektin e OJF së gruas, nuk janë shumë nja 3 milion euro…Ka ngelur per pak burokraci i thotë ajo sepse ende nuk është gjetur “Moni” që do ju shpjerë pjesën e tyre donatorëve….Kujdes me letrat i thotë burri udhëheqës….Pastaj flasin për një udhëtim dimëror pushimesh gjoja për cështje pune, thonë dicka me zë të ulët dhe me kode se çfarë do bëhet me goditjen që pritet nga SPAK…Ndalen te diskutimi për varfërinë dhe gomarllëkun e një ministreje që e quajti një çështje teknike dhe jo problem shoqëror dhe kombëtar….pinë verë marin dhe fruta të thata, mbi tavolinë qëndrojnë të heshtura disa qindra euro…Më tej “bukuroshja e fjetur” pra gruaja milionere me OJF si me takt i thotë që ta mbylli atë vendmmarrjen për atë mikun e biznesit që pret dhe që është gati ta mirënjohi këtë gjest duke bërë atë që ata dinë ta bëjnë. Prit i thotë ai …punë dreqi ajo që kishte nxjerrë BB se Shqipëria është e dyta në botë për ryshfet, ja kalon vetëm një vend Afrikan…E mo i thotë ajo, se atë punë kanë ata, vazhdo mbarojë atë se ikën koha…Ai pi verë dhe sheh nga telefoni….sigurohet nëse e ka fikur dhe e ka hequr kartën se mos përgjohet…
Dy realitetet në Shqipërinë e vjedhur dhe të varfër…






















