Prof. Dr. Lush Susaj: Me anë të ligjeve dhe VKM-ve korruptive u konstruktua një qeverisje korruptive, përccarëse dhe nepotike

392
Sigal

Ja arsyet e bashkimit kundër qeverisjes së korrupsionit dhe përçarjes kombëtare

 Shpëtimi i Shqipërisë dhe mirënjohja për SHBA dhe ambasadoren Yuri Kim

Ndryshimi për të mirën e atëdheut tonë të përbashkët është bërë çështje jetike

  • SHBA dhe Yuri Km, garantët e shpëtimit nga korrupsioni dhe konfliktualiteti
  • Shqiptarët janë gjithnjë e më afër ditës së gjykimit dhe dënimit publik të korrupsionit dhe të hajdutërisë së sundimtarëve

(Prof Dr. Lush SUSAJ)

  • SHBA dhe Yuri Km, garantët e shpëtimit nga korrupsioni dhe konfliktualiteti

Platoni thoshte që: “Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin” dhe “Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët”. Nisur nga këto përfundime filozofike, na rezulton se politikanët e këtyre viteve e dekadave, kanë abuzuar aq shumë me pushtetin, dhe si të tillë nuk kanë asnjë vlerë positive për shoqërinë dhe as për shtetin e as për politikën shqiptare. Në këtë situatë, duket qëdetyra më e madhe e çdo shqiptari është largimi me votë i kakistokratëve dhe të korruptuarëve dhe shkëputja sa më parë e kontratës së qeverisjes prej tyre. Filozofi gjerman Emanuel Kant (1724 -1804), ka shkruar: Ai që e bën veten krimb, nuk mund të ankohet pastaj kur të tjerët shkelin mbi të me këpucë”. Kjo thënie duket sikur është shkruar për tu lexuar e kuptuar thellë nga shqiptarët e vjedhur, të mashtruar e të varfëruar si askush tjetër në Ballkan dhe në Europë.Vlen të kuptohet ngatë gjithëshqiptarët e lënë pa punë, vlen edhe për nxënësit dhe studentët e lënë pa shkolla dhe universitete funksionale e bashkëkohore. Vlen edhe për popullsinë e lenë pa shërbimet e duhura mjekësore, për qytetarët e lënë pa drejtësinë dhe sigurinë për jetën dhe pronën, për fshatrat dhe rajonet e vjedhura në subvencione, në investime, në trojet dhe mjediset turistike, si dhe në burimet ujore. Vlen edhe për prindërit me fëmijë të dhunuar, të lënë pa punë e të dëbuar në kampet e azilit. Për të gjithë ka vetëm një zgjidhje, atë të bashkimit dhe të përdorimit të forcës së votës së lirë kundër qeverisjes dhe politikës përçarëse e varfëruese të shqiptarëve.

 

Alija Izetbegoviç ka shkruar: Mos harroni se çdo pushteti i vjen fundi. Çdo post a pushtet është i përkohëshëm dhe kalimtar, herët a vone të gjithë do japin llogari, fillimisht para popullit të tyre e pastaj para Zotit të Gjithësisë”. Çdo ditë që kalon, duket që shqiptarët janë gjithnjë e më afër ditës së gjykimit dhe dënimit publik të korrupsionit dhe të hajdutërisë së sundimtarëve dhe klaneve politike në ekonomi, në diplomaci, në demografi, në arsim, në kulturë, në burimet natyrore, në investime, etj. Çdo ditë që vjen i gjen shqiptarët gjithnjë e më pranë finalizimit të funksionalizimit të plotë të organeve kushtetuese që do të mund të drejtojnë betejën ligjore kundër kriminalitetit dhe korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri. Mirënjohja dhe merita më e madhe e ringjalljes së shpresës përmes ngritjes dhe funksionalizimit të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Gjykatës së Posaçme, Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri, para së gjithash i takon politikës amerikane dhe ambasadores Yuri Kim. Sjell ndërmend thëniet e At Zef Pllumit, sipas të cilit: “Është i mjerë ai popull që nuk ja del me zotnue bijtë e vet të këqij” dhe seShqipëria jonë e vogël dhe e gjakosur nuk ka parë ende demokraci të plotë, mjerisht këto vitet e fundit u rikthye bindshëm në një sistem autokrat paradiktatorial.”. Koha provoj që vetëm drejtësia e pavarur që ka për garant SHBA, mund të bëjë zap kriminelët, hajdutët dhe të korruptuarit e politikës dhe të shtetit shqiptarë. Në këto kushte, forma dhe niveli më i lartë i respektit dhe mirënjohjes ndajë atëdheut tonë, SHBA dhe BE, është ndryshimi progresiv i qeverisjes përmes bashkimit dhe votës së lirë, nga ku buron ndëshkimi i sigurtë i keqbërësve, të korruptuarve, të kriminelëve dhe të hajdutëve të pasurisë dhe të financave publike. Edhe në këtë fundviti të trishtë, Shqipërinë e deshi dhe e shpetoj përseri Zoti dhe ndihma e pakursyer e SHBA dhe BE për drejtësi dhe demokraci.

  • Arsyet e bashkimit kundër qeverisjes së korrupsionit dhe përçarjes kombëtare

Qeverisja e mirë e një vendi nuk ka të bëjë thjeshtë me marrjen e vendimeve korrekte, por me atë procesin më të mirë të mundshëm për gjykimin dhe marrjen e këtyre vendimeve. Qeverisja e mirë nuk është e lidhur thjeshtë e vetëm me performancën e institucioneve dhe administratës, por pikë së pari me debatin, kontributin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e marrjes dhe të zbatimit të vendimeve.Kur ka një qeverisje të mirë dhe gjithpërfshirëse, ligjet zbatohen në kohë, autoritetet respektojnë vendimet juridike, ndërsa rregullat hartohen dhe miratohen në përputhje me moralin dhe procedurat e parashikuara me ligj.Në të gjitha rastet, interesi publik qëndron përpara interesit individual. Parë në këtë këndvështrim të thjeshtë, kuptohet fakti që Shqipëria kurrë nuk ka patur qeverisje të mirë, aq më tepër gjatë këtyre 90 muajëve të fundit të një qeverisje të njohur për korrupsion, kaos institucional dhe konspiracion.

Arsyet për të bashkuar votën e lirë në shërbim të ndryshimit të qeverisjes aktuale të Shipërisë janë të shumëta, ndërsa po përmendim vetëm disa prej tyre.

Falë egoizmit, grykësisë dhe amoralitetit politik, në mandatin e dytë të qeverijes, duket që klani i rilindjes degradoj shtetin dhe politikën në një monizëm dhe totalitarizm absurd.Për më keq, me anë të ligjeve dhe VKM-ve korruptive, u konstruktue një qeverisje e mirfilltë klanore, konfliktuale, bulliste, hajdute, përçarëse dhe krahinore.Një qeverisje që nuk kurseu as diplomacinë, as arrogancën dhe sjelljën e hapur antishqiptare ndajë Kosovës dhe as humbjen e peshës politike të faktorit shqiptarë në rajon dhe më gjërë.

Qeverisja e rilindjes do të mbahet mënd gjatë si ngrehina më e shëmtuar e sofizmit, fiktivitetit dhe propagandës, përmes të cilave u zhvilluan gënjeshtrat dhe megavjedhjet më të mëdha në projekte dhe investime, në taksa dhe tatime, në mjedis dhe bujqesi, në arsim dhe zonat turistike, etj. Në këtë lloj qeverisje hermetike, nuk u tha asnjë e vertetë, përveç dy shprehjeve të njohura: “nuk keni parë gjë akoma” dhe “e dua vetëm tepsinë dhe kazanin”.

Qeverisja e rilindjes duket që e lartësoj dhe zhvilloj mashtrimin në një mënyrë krijuese, përmes të cilës arriti që të mashtrojë deri edhe faktorin ndërkombëtarë në lidhje me projektet, strategjitë e zhvillimit, investimet dhe reformat të cilat i përdori për demagogji dhe kopërturë, nga ku bullizoj dhe menjanoj ekspertizën, elitën dhe opozitën, deri në atë pikë sa e detyroj që të largohet edhe nga institucionet dhe kontrolli i funksionimit të pavarur të pushteteve. Në këtë mënyrë, qeverisja e rilindjes, arriti që të sundoj e vetme duke lartësuar gjithnjë e më shumë korrupsionin, përçarjen kombëtare dhe varfërinë. Duke e menduar Shqipërinë si çifligun apo lopën e klanit nepotik e krahinorë të partisë, duket sikur është hartuar dhe zbatuar në mënyrë graduale e të nëndheshme një spastrim politik i mirfilltë i rinisë, familjeve dhe popullsisë opozitare

Përmes këtij procesi dhe proceseve të tjera sikurse janë ato të dyfishimit apo trefishimit të numrit të punonjësve të administratës me militantë të rilindjes, apo inkurajimit të klaneve të errëta të trafiqeve, të kanabizimit, të korrupsionit dhe të aktiviteteve të tjera të pastrimit të parave të evazionit dhe krimit ekonomik në ndërtimtari, prona, etj, qeverisja e rilindjes arriti që ta sjellë vendin fiks në kushtet e një diktature të dhunshme, të njëanshme e kundër interesave tona kombëtare.

Qeverisja e rilindjes e ka degraduar deri në ekstrem mjedisin tonë shoqëror dhe politik. Pothuajëse njëlloj si në kohën e komunizmit, popullsia  e Shqipërisë është përçarë dhe etiketuar si rilindase apo me quna të mirë e që meritojnë poste, para e pushtet, dhe në një popull, quna dhe familje të këqija e jo besnike, përfshirë këtu edhe pjesën dërrmuese të socialistëve, demokratëve, demokristianëve,  agrarëve, republikanëve, etj, të cilët meritojnë shpërfillje, fyerje, pushime nga puna, dëbime në azil, burgosje, kanosje, rritje taksash, mungesë ndihmash, si dhe mungesë të rritjes sërrogave, pensioneve, etj. Akoma më keq ka ndodhur me faktin se si kjo Shipëria jonë e vogël, duket sikur është ndarë në dycopa dhe realitete të ndryshme. Nga njëra anë qëndrojnë disa fshatra, lagje e krahina “të rendësishme” dhe me një supër përfaqësim në politikë dhe institucione, kurse nga ana tjetër janë krijuar disa zona, komunitete e deri dhe qytete të varfëra e në dukje të “të parendësishme”, e pa asnjë përfaqësim e mundësi pjesmarrje në vendimarrjen dhe në administrimin e përbashkët të fateve, të investimeve dhe të pasurisë kombëtare. Ndarja është thelluar duke zbritur deri në nivelin dhe statusin e fëmive.Nga njëra është krijuar duzina e njohur e fëmive të klanit të bodigardëve, trafikantëve dhe politikanëve të korruptuar të cilët studjojnë nepër shkollat dhe universitetet më të kushtueshme, e që më pas edhe punësohen me taraf, pa meritokraci dhe menjëherë në pozicionet më të mira. Përkundrejtë fëmive të opozitarëve dhe të popullit të varfër që nëjo pak raste janë etiketuar e quajtur huliganë, por që gabimishtë janë diferencuar e lënë pa asnjë mundësi përfaqësimi, punësimi dhe jetese me punë të ndershme në shtetin dhe atëdheun e tyre.Ky është dëmi më i madh që i është bërë shoqërisë shqiptare në këto vite. Kjo dukuri e hidhur e me një pasveprim shumë të rrezikshëm, duket sikur ushqehet e mbahet gjallë nga mungesa e gjatë e funksionimit të drejtësisë dhe nga mungesa e qëllimshme e qarkullimit të mirfilltë të elitave në administratë dhe nëinstitucionet tona shtetrore e politike të njëanëshme, aspak të besueshme dhe aspak të respektueshme.

Qeverisja e rilindjes, si askund tjetër në botë, ka arritur që të degradojë deri dhe protokollin dhe sjelljen zyrtare të funksionarëve, specialistëve dhe drejtuesve të institucioneve dhe administratës shtetrore. Në këta 90 muaj, si kurrë më parë, kemi parë e dëgjaur për atë mënyrën se si diskutohet dhe raportohet me turravrap përpara kamërave, mediave, specialistëve dhe puntorëve të keqpaguar e të keq ushqyer. As në kohën e diktaturës nuk e kemi parë këtë model sjellje dhe raportimi me turravrap, me kapardisje e me hap ushtarak, ku raportohet duke ecur e mezi duke u mbushur me frymë. Për këtë lloj sjellje, duket sikur nuk kanë asnjë rendësi as protokolli, as raportimi institucional, as vendimarrja mbi bazën e analzës dhe debatit inxhinierik, as supërvizioni dhe oponenca e mirfilltë tekniko-shkëncore, as informimi I kuptueshëm i publikut. Rëndësia kryesore i është kushtuar aktrimit dhe regjistrimeve të ecjes hap rreshtorë e turra vrap.

Në këtë mënyrë mund të vazhdojmë duke analizuar pa fund edhe të tjera dukuri e sjelljetë gabuara të kësaj qeverisje, që në analizën time me rezulton e njëanshme dhe tepër e nxirë nga korrupsioni, nga varfëria, nga nepotizmi dhe nga mllefi dhe përçarja e thellë shoërore e politike e shkaktuar dhe e akumuluar në vite.

Pavarësishtë nga këndvështrimi im mbi dukuritë e mësipërme dhe mbi të tjera fenomene dhe ngjarje të ndodhura, më e rendësishmja për ktë fundviti më duket qëështë rruga e ndriçimit dhe shëndoshjes së mendjes dhe zëmrave të shqiptarëve, të cilët duhet të bashkohen me patjetër për të bërë ndryshimin e duhur në mendësi, në qeverisje, në lidërship dhe në menaxhment.Ndryshimi për të mirën e atëdheut tonë të përbashkët është bërë çështje jetike, për të cilën vlen dhe duhet tëbashkohemi si kurrë më parë.