Prof. Dr. Jordan Daci: Presidenti Meta nuk ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, nuk mund të shkarkohet!

414
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ka shkelje proceduriale, lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit

Konstitucionalisti Prof. Jordan Daci, dje, në një intervistë televizive, duke analizuar tentativën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë tha se Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe për këtë arsye nuk ka gjasa që Gjykata Kushtetuese të aprovojë shkarkimin e tij. Konstitucionalisti Daci tha gjithashtu se ka shkelje proceduriale, lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Reagimi i konstitucionalistit Prof. Jordan Daci: Ligji thotë që katër muaj para se të mbarojë mandatin Kuvendi, nuk mund të ngrihen komisionet. Pyetja që nuk ka marrë përgjigje, është a mund ta vazhdojë komisioni veprimtarinë kur ka më pak se katër muaj? Pati një shkelje sa i përket dëgjimit të Metës, sepse u ftua, u tha hajde në takim nesër, kur ai ishte në takim me një president tjetër. Si të ftosh dikë nga rruga. Nevoja për ngutje e Kuvendit, nuk justifikohet për mos-thirrje. Ngutja për të kapur këtë katër mujorshin realizoi disa shkelje proceduriale, që do të kenë peshën e vet. Kjo e sotmja si akuzë është shumë më pak se rradhën e kaluar, kur Presidenti kishte edhe dekret. Në rastin konkret akuza është në nivelin e retorikës. Shkeljet që ka bërë presidenti, janë të lehta, që nuk justifikojnë shkarkimin e tij. Shkarkimi kërkon shkelje të rëndë. Venezia nuk quajti shkelje të rëndë as dekretin për anullimin e zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese ka shtatë vetë, nuk është çudi të kemi ndarje votash. Nëse ndahet 4-3, quhet që është rrëzuar kërkesa. Duhen minimum 5 vota. Mund të ndodhë? Edhe mund të ndodhë, por mendoj se veprimet e tij nuk mund të cilësohen shkelje të rëndë të Kushtetuetës.