Gjykata Kushtetuese shqyrton padinë e Presidentit Meta për Teatrin Kombëtar

98
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Presidenti i Republikës do të përballet me mazhorancën dhe Bashkinë Tiranë për Teatrin Kombëtar. Kreu i Shtetit Ilir Meta, e ka paditur vetë në Kushtetuese ligjin special për teatrin, që bekonte prishjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e të riut me koncesion. Presidenti tha se ligji ishte klientelist, pasi paracaktonte kompaninë që do ndërtonte teatrin, pa garë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet me interes veç politikës, edhe nga artistët, që për vite u angazhuan për të mbrojtur godinën. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u bënë nga PS jashtë marrëveshjes me PD dhe LSI, do të vlerësohen nga Gjykata Kushtetuese në dy seanca të ndryshme. Në 9 qershor, Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë edhe kërkesën e Myslym Murrizit dhe partisë të Astrit Patozit, që listat e hapura të jenë 100% të tilla, dhe jo me herës apo renditje preferenciale nga kryetari i partisë. Ndërsa seanca tjetër në 17 qershor, do të gjykojë formulën e koalicioneve, të cilën aleatët e Bashës e kanë kundërshtuar, pasi PS e bëri pa konsensus dhe vetëm me opozitarët e rinj në Kuvend.