Prof. Dr. Jamarbër Malltezi/ Ja dokumenti, që Rama i dhuron Klodian Zotos 479 mijë metra tokë përveç 370 mln. Euro për inceneratorët

536
Sigal

Prof. Dr. Jamarbër Malltezi nxjerr dokumentet: Rama i dhuron Klodian Zotos 479 mijë metra tokë për impiantin e mbetjeve

Prof. Dr. Jamarbër Malltezi, drejtori i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit, denoncon se qeveria do t’i japë rreth 479 mijë metra tokë biznesmenit Klodian Zoto për të ndërtuar impiantin e mbetjeve, (inceneratorin). Në një reagim në rrjetet sociale, Malltezi thotë se Zoto do të pëfitojë në mënyrë abuzuese këtë tokë, bashkë me paratë që qeveria sipas tij i ka dhuruar për ndërtimin e impiantit.

Dokumenti i Prof. Dr. Jamarbër Malltezit

“478,800 m2 tokë do ju merret qytetarëve t’i dhurohet Rama-Zoto për impiantin e mbetjeve, përveç 370 milionë € që i dhuruat!”-shkruan Malltezi, ndërsa bashkëngjitur ka publikuar dhe disa dokumente, pjesë e një vendimi ku thuhet se shteti i jep një tokë shteërore një subjekti privat.

Vendimi për tokën

Qeveria shqiptare i ka dhënë mundësinë e ndërtimit me koncesion biznesmenit Klodian Zoto për tri inceneratorët, një në Fier, një në Elbasan dhe një në Tiranë. PD akuzon prej dy vitesh tashmë pas edhe disa investigimeve të botuara në media se Zoto, është miku i Arben Ahmetajt, e kësisoj, ai është favorizuar për të ndërtuar këto inceneratorët, që deri më tani janë vetëm në letër. Banorët e Fierit kanë shtyrë ndërtimin e inceneratorëve, që bëjnë të mundur djegien e mbetjeve, ndërsa Bashkimi Evropian në një raport për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, në kapitullin për Shqipërinë, kundërshton incenerimin, (djegien si një metodë për  menaxhimin e mbetjeve).