Prof. Dr. Enver Bytyçi: Dilema e republikanëve dhe demokratëve

184
*
Sigal

Prej ditësh vras vazhdimisht mendjen për të gjetur përgjigjen e një dileme: Pse republikanët amerikanë e kanë respektuar me së tepërmi Sali Berishën dhe demokratët e kanë dashur të varrosur politikisht atë?!  A nuk kanë të dy palët të njëjtat interesa për Amerikën?! A nuk ndjekin si repulikanët dhe demokratët të njëjtën politikë të jashtme?! Republikani Georg. S. Bush e priti në vitin 1992 ish-presidentin Berisha me ceremoninë e pritjes së një autoriteti të madh ndërkombëtar. Më pas, në dhjetor 1996, në kulmin e acarimit të marrëdhënieve me demokratët, Bush erdhi së bashku me Colin Pawell në Vlorë dhe qëndroi në rezidencën presidenciale 24 orë me zotin Berisha. Së fundmi, Presidenti amerikan, republikani Georg W. Bush, e vizitoi më 10 qershor 2007 Shqipërinë dhe kryeministrin e saj, Berisha.

Madje, nga zyra e tij “shpalli” pavarësinë e Kosovës. Më tej,  Georg W. Bush “ai vuri veton” e tij në vitin 2008-2009, për ta pranuar me çdo kusht Shqipërinë në NATO, pavarësisht ngjarjes së Gërdecit. Ndërsa demokratët amerikanë e rrëzuan më 1997 Presidentin shqiptar nga pushteti, dhe në vitin 2021, e shpallën atë non-grata. Kishte dy momente, kur demokratët e vlerësuan Presidentin dhe kryeministrin Berisha. Ndodhi kjo me vizitën e tij në Uashington në maj 1995, me ftesë të presidentit Clinton. Dhe, u përsërit në nëntor 2012, kur sekretarja e Shtetit Amerikan, Hillari Clinton, e vlerësoi lart demokracinë shqiptare dhe lidershipin e kryeministrit, Sali Berisha. Sido që të jetë, fundi i marrëdhënieve me demokratët ishte gjithnjë ishte i hidhur për Doktor Berishën. Ky konstatim nuk mund të kontestohet nga askush. Por askush nuk e shpjegon gjithashtu shkakun e këtij fenomeni. Disa e lidhin me Soros, disa tjerë me ndikimin e Sorosit dhe lobit grek edhe serb, në emërimin e ambasadorëve në Shqipëri dhe shërbesën e këtyre të fundit ndaj interesave sorosiane, serbe e greke. Disa të tjerë me korrupsionin Rama-diplomatë të huaj! Të gjitha këto mund të bëhen bashkë, por përsëri nuk më bindin në arsyetimin pse republikanët e ngrejnë aq lart, madje shumë lart Sali Berishën, dhe pse demokratët përpiqen ta rrënojnë autoritetin e tij?!