Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Frika nga liria e medias!
Liria e medias tregon shkallën e demokracisë reale në çdo vend e sistem.
Në çdo Kushtetutë demokratike e gjen dispozitën e lirisë së medias, ashtu si në Kushtetutën e Shqipërisë. Por gjatë keqqeverisjes, tentohet kufizimi i lirisë së medias. Fiks si po ndodh tani me draftin që penalizon çdo media që është kritike ndaj fenomeneve negative që deformojnë qeverisjen demokratike.
Prirjet e kufizimit të lirisë mediatike kanë ngjashmëri me normat ligjore të qeverisjes kur u miratua nga Viktor Emanuel i III, Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare më 3 qershor 1939 në Romë.
Në nenin 51 thuhej : Shtypi asht i lirë, por një ligj ndalon shpërdorimin e tij.
Edhe projekt-ligji i propozuar nga Rama synon të njëjtën gjë. Kufizimin e lirisë së medias!
A ka tejkalime të së drejtës së lirisë? Po, ka, por dhunuesja më e madhe e lirisë së medias është ERTV.
Prandaj duhet bërë ndryshim në ligjin e medias me një nen. Ndalohet pushteti ekzekutiv të ketë monopolin mbi hapësirat mediatike. Nuk duhet te ketë më ERTV.
Shqiptaret nuk mund të informohen nga pushteti që mund t’i dhunoj të drejtat e tyre.





















