Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Tri ngjarjet më të mëdha “sportive” të javës!

207
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Më kuptoni miq, po i trajtoj si sport ngjarjet politike, sepse është bërë e modës në Shqipëri, që politikanët në mungesë të fjalorit politik, përdorin fjalorin sportiv në komunikimin mediatik publik. E nëse do të përdorim fjalorin, që e ka për zemër Rama, tre janë ngjarjet më të mëdha javën që lamë prapa.

  1. Tenisti serb Djokoviç, pasi eleminoi në gjysëm finale “perandorin” e Roland Garros në Paris, spanjollin Nadal, fitoi Kupën e turneut.

2. Rama, pasi e kishte “vrarë babain” Nano, trajnerin e tij, që e futi në skuadër edhe “pa stërvitje” pesëmbëdhjet vjet më parë, u bashkua me të në “ndeshjen” e zhvilluar në “Air Albania”, për të plotësuar mungesën e krijuar nga vetëlargimi nga skuadra, të lojtarit Ruçi. Rama e fitoi mandatin e tretë, si pretendonte, me “skuadrën kampione”, por paralajmëroi, se do ta zëvendësojë të gjithë ekipin që e “shpalli kampion”, pasi, sipas tij, ekipi rezulton, se e ka “humbur” ndeshjen dhe le te kuptohet se në ” fitimin e ndeshjes”, ka ndihmuar “arbitri”.

3. Në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, Basha pati një ndeshje reale dhe i fitoi ato vetë, pa ndihmesën e Berishës. Sepse vetë Berisha deklaroi para “ndeshjes”, se është konsistë në mendimin e shfaqur, se do e synojë rikthimin në krye të PD-se, kur pas pyetjes se a do kthehesh në krye të PD-së, përdori shprehjen, nuk them ” never say never”. Basha me fitoren e thellë, pavarësisht kontestimeve të “lojtarëve konkurues”, mund të konsiderohet, se e “vrau banë” e tani, nuk duhet të bëjë gabimin e shfaqur nga disa anëtarë të ekipit, që, ata që guxuan e konkuruan për “trajner”, i shpallën armiq të PD-së, por, duhet t’i përfshijë në “ekipin kombëtar” Agronin, Editin dhe Kadillin, e të përgatitet seriozisht për “ndeshjen”, që pritet të zhvillohen për zgjedhjet e parakohëshme të vetëqeverisjes vendore.