Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Shteti instrument i partisë

248
Sigal

 

I tmerruar nga humbja e pushtetit kryeministri ka filluar intensivisht fushatën zgjedhore. Me sjelljet e hapura mediatike, ai po provon, se, institucionet e shtetit, po shndërrohen në makinë elektorale të partisë në pushtet. Duke mbajtur fjalimin para bustit të Skënderbeut në “fabrikën e peshkut” kryeministri kërcënoi ministrat e deputetët dhe u vuri si objektiv grumbullimin e 800 mijë votave. Në të njëjtin vend mblodhi të gjithë kryetarët e bashkive të Shqipërisë dhe iu vuri detyrë shndërrimin e administratës në makinë elektorale. Pardje e kishin radhën “drejtuesit politikë të qarqeve”. Atyre u kërkoi garantimin e 74 mandateve. Administrata po vendoset nën presion dhe kërcënohet me largimin nga puna, nëse nuk dërgojnë te “personat e besuar” nga shtabet elektorale, fotokopjen e kartës së identifikimit të atyre që duhet të konsiderohen si votuesë të Rilindjes. Shikoni, se si po shkelen ligjet me vendime qeverie. Pardje u botua në gazetën zyrtare hapja e kazinove në Tiranë, kur një vit më parë u bë ligj për ndalimin e lojrave të fatit. Gjithçka për zgjedhjet. Si dikur gjithçka për luftën! Prandaj “gjallë a vdekur”, duhet mandati i tretë. Ashtu, si me “hir a me pahir” të plotësohet Gjykata Kushtetutese. Sa larg jemi edhe në mendësi, pa lëre në realitet, nga filozofia e së drejtës së shtetit modern. Kjo është Shqipëria që duam!