Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Me sy nga Perëndimi, me zemër në Lindje!

227
Sigal

 

Edi Rama nuk dëshiron që Shqipëria të bëhet pjesë institucionale e BE. Për këtë të bind qeverisja partiake, mos respektimi i Kushtetutës e institucioneve dhe përqëndrimi i të gjitha pushteteve të shtetit vetëm te ai. Për ata që nuk e kuptojnë, se si duhet të funksionojnë pushtetet e Shtetit të së Drejtës le të analizojmë deklaratat e bëra prej tij publikisht. Ai është kundër anëtarësimit institucional në BE, jo sepse nuk ka plotësuar kushtet e vendosura, por se ai nuk ka pranuar e nuk pranon se ka kushte dhe dredhon si i papërgjegjshëm, duke deklaruar se negociatat u hapën, që në 2018 dhe me atë rast shpërndau edhe dekorata e dhurata për disa europianë e herë pas here deklaron se Europa nuk na pranon, pasi ajo ka problemet e saj të brendshme dhe u bën presion me orjentimin nga Lindja. Paradat e pritjes së tij në Stamboll si Kryevezir i Vilajetit, është demonstrimi grotesk aktorial i shekullit. Tani edhe vaksinat i merr “fshahurazi” nga vende arabe, pa transparencë e si dhurata që i jepen vetëm atij.Të “mjerët” shqiptarët si do bëjnë, nëse Rama bie nga fiku! Me politikat e ndjekura ka larguar e largon të rinjtë e intelektualët nga Shqipëria dhe deklaron, se ne mandatin e tretë boshllëkun për fuqi punëtore do e plotësojë me punëtorë nga Lindja. Pse e ndjek këtë politikë? E shpjegonte vetë pardje në Shkodër.  Shqiptarët e besdisin me kërkesa për zgjedhje demokratike, qeverisje kushtetuese e institucionale, me pretendime për paga si perëndimorët, kurse punetorët që do të marrë nga Bangladeshi, India e Pakistani, “mund t’i shtypësh edhe me këmbë”, se ata nuk reagojnë e kënaqen me paga shumë të ulta. Kjo është politika që preferon sulltani i shekullit të XXI, prandaj syte i mban nga Perendimi e me zemër është në Lindje!