Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish ministër i PS-së: Komisioni Parlamentar Hetimor përdhos pushtetin ligjvënës

628
Sigal

-Kam dëgjuar shumë “Baballarë të Kombit” që ripërsëritin dhe e ritheksojnë se jemi pushteti nga varen edhe pushtetet e tjera, në këtë rast edhe Presidenti. Sipas llogjikës së tyre, në emër të “Sovranit”, “Baballarët e Kombit” mund të shkarkojnë këdo! Gabojnë. Parlamenti e ka kompetencën e nisjes se procedurës së Kryetarit të Shtetit, kur ai shkel rëndë Kushtetutën. Po çfarë neni të Kushtetutës ka shkel Presidenti, duke dekretuar zgjedhjet vendore? Akti i ushtrimit të kompetencave të tij është dekreti për anullimin e datës së zgjedhjeve vendore. Madje, dekreti i tij u botua edhe në fletoren zyrtare. Duhet që të ketë një vendim të  Gjykatës Kushtetutese për dekretin e Presidentit të Republikës që  Kuvendi të legjitimitohet të shqytojë sa është prekur e cenuar Kushtetuta nga ai dekret i Presidentit të Republikës e pastaj ta konsiderojë atë në përputhje me shkaqet Kushtetutese, që e mundësojnë qëllimin që kanë për ta shkarkuar Presidentin. Kushdo e kupton se jemi në kushtet e një situate absurde, komike që e përdhos pushtetin ligjvënës. Pasi e konsiderojnë dekretin akt administrativ, e akuzojnë Presidentin se ka shkel Kushtetutën. Procedurat e shkarkimit i fillojnë kur nuk e kanë atakuar dekretin në Gjykatën Kushtetutese si antikushtetues dhe së fundi, në mungesë të Gjykatës Kushtetutese,  funksionet e saj i kryen sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe nga foltorja e parlamentit urdhëron që Presidenti ta lëshojë karriken! Nëse do bësojnë Palmer, ai e kundërshtoi mendimin se dekreti mund të shqyrtohej nga Gjykata Administrative, ose Kolegji Zgjedhor. Por, Palmer gaboi kur u shpreh, se kush nuk është dakord me rezultatin e zgjedhjeve vendore duhet të ankohet në Gjykatën Kushtetuese. Ankesën fillimisht duhej ta bënte në Gjykatën Kushtetuese subjekti elektoral zgjedhor që nuk ishte dakort me dekretin.