Prof.Dr. Elmaz Sherifi :Detyrimi i mosdaljes nga shtëpia si liridaljet e ushtarëve

174
Prof. Dr. Elmaz Sherifi
Sigal

Besoj se ju kujtohen debatet kur u shfaq covid 19 dhe nxjerrja e akteve të qeverisë për të detyruar banoret që të mos dilnin nga shtëpia. Dolën edhe autoblindat për të terrorizuar të paiundurit. Më vonë u vendosën orare për të dalë ditët e shtuna ose të diela, si liridaljet e ushtarëve në kohën e Shtetit të Diktaturës së Proletariatit. Gradualisht në kulmin e prekjes nga covidi filloi liria e lëvizjes me maska. Sa shumë u dënuan pse nuk mbanin maska, por mbajtja e maskës u trajtua si mbrojtje e sigurtë edhe në mjediset publike. Madje edhe tani kërkohet mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe shumë mirë që kërkohet një masë e tillë parandaluese. Por e pakuptimtë duket vaksinimi i detyruar. E drejta dhe detyrimi janë dy anë të një medalje. Ato asnjëherë nuk mund të shkëputen nga njëra tjetra. Nëse qeveria i jep të drejtë vetes, të detyroj banorët të vaksinohën ose të bëjnë PCR-në, ajo ka detyrimin që ta siguroj shërbimin falas, ose me një pagesë shumë minimale, si ndodh në cdo vend Perëndimor që ka pagë tre-katër herë më të madhe se punëmarrësite e Shqipërisë. Detyrimi për ta bërë vaksinën po vërteton tezën e kundërshtarëve që paralajmëruan sa u vendos me detyrim maska, se qëllimi i përfituesit nga ky biznes është detyrimi me forcë për ta bërë vaksinën.  Ne i hapëm “portat” për të dalë nga shtëpia e për të shkuar në stadiume e auditore duke mbajtur maskën. Pse po “hiqen maskat” për të kuptuar qëllimin ? Le ti mbajmë maskat se edhe stadiumet me mijra njerëz janë hapur pa mbajtur maskë. Përse detyrohet bërja e vaksinës në auditoret me dhjetra vetë ?