Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Arma sekrete, kundër armikut të fshehtë!

47
Sigal

Për kë e mban sekret Rama burimin nga erdhi “arma sekrete” kundër covid 19?

Mungesa e transparencës nuk mund t’i jap asnjë avantazh, përkundrazi, sjell shumë dyshime, mbi cilësinë e prodhimit, veprimet doganore, kushtet e trajtimit dhe mbi çdo aspekt që lidhet me tregëtimin, me marrëdhëniet misterioze të një kryeministri, që kërkon të sfidojë Europën e Bashkuar, me një vend të saj që është “e hapur” me Ramën dhe “e mbyllur” me BE!

Mungesa e transparencës është tipari dallues i kësaj qeverisje, që e shfaq diregjentin e saj edhe në sigurimin e “armës sekrete” kundër armikut të fshehtë, si “shpëtimtarin” e popullit shqiptar, nga “armiqtë e padukshëm”, që sipas tij, në këtë rast është BE, të cilën e ka vendosur “në grikën e pushkës”!

A mund ta zbardhë burimin Kontrolli i Lartë i Shtetit, apo edhe atij i mbahet sekret?