TABELA/ KQZ vulos rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, PD voton pro

477
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i mbledhur sot ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 qershorit. Pas debateve dhe kundërshtimeve mes përfaqësuesve të PD dhe PS se ka pasur parregullsi të procesit, në fund anëtarët e djathtë e kanë miratuar rezultatin. KQZ miratoi rezultatet përfundimtare si dhe tabelën përfundimtarë për Qarkun e Beratit që kishte kontestime.
Me heret, përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso tha se zgjedhjet ishin të paligjshme, pasi sipas tij paratë e krimit blenë votat.
“Zgjedhjet janë të paligjshme, pasi paratë e krimit blenë votat. 10-15 familje për QV u mbajtën larg kutive përmes presionit”- tha Kaso.
Por përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji tha se deklaratat e Ivi Kasos nuk kanë lidhje dhe se qeveria nuk ka prerë shirita për zgjedhjet.
“Opozita kontrolloi procesin, jo PS. Deklarata e PD është autogol, pasi procesi ishte i rregullt”- tha ai.
Ndërkohë nënkryetari i KQZ, Denar Biba u shpreh se gjithmonë ka fitues e parti që iu kanë vjedhur votat dhe asnjëherë nuk pranohet humbja.
“Gjithmonë ka fitues e parti që thonë se na janë vjedhur votat dhe asnjëherë nuk pranohet humbja. Le të vija dita kur të pranohet rezultati. Mos hynit në garë në rast se ajo ishte e pandershme” – tha Biba.


Sigal