Prof. Dr. Alqi Naqellari: Programet e partive gjermane përballë programeve shqiptare

313
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Analiza e dy nga premtimet e shumta të partive politike, si politikanët dështojnë teksa në shtetin perendimor synojnë programet efektive në rritjen e mirëqenies ekonomike sociale që gëzojnë sot

Askush nga partitë shqiptare nuk ka në programin e saj krijimin dhe funksionimin e Sindikatave, të Këshillave të Punës, të Marrëveshjeve kolektive, të Bashkëvendimmarrjes, të tregut, të konkurencës etj, ashtu siç i kanë partitë gjermane.Në programet e Partive shqiptare ka vetëm premtime nëpërmjet shpenzimeve, nuk ka premtime për prodhimin, për marrëdhëniet e punës dhe kapitalit, punëdhënës- punëmarrës, punëdhënës- shtet- treg-konkurencë, shtet- shoqëri etj.

Partitë politike shqiptare kanë thuajse të njëjtin program por me shifra të ndryshme, paraqiten me programe që bazohen te stomakudhe jo te mendja.Ka ikur koha e teorisë së “shërbime-konsumit” për Shqipërinë sepse u provua që dështoj.Kjo teori ju shërben vendeve të fuqishme, vendeve që kanë forcë dhe influencë, që kërkojnë të dominojnë vendet e tjera, sidomos vendet e vogla të Ballkanit.Partitë shqiptare i përqëndrojnëdiskutimet e tyre te taksat dhe premtimet. Kjo është një taktikë e njohur e shmangjes së vëmëndjes nga problem i vërtetë që ka ekonomia shqiptare.Koha  nga viti 1990 deri sot ka treguar se problemi kryesor i ekonomisë shqiptare ka qënëforma e zhvillimit të saj. A do zhvillohet nëpërmjet shërbimeve, konsumit dhe importeve apo do zhvillohet nëpërmjet prodhimit dhe eksporteve?

 

 

Në të gjitha këto vite u synua zhvillimi i sektorit të shërbimeve me prioritet sektorin e turizmit, u propagandua nxitje e konsumit e shoqëruar nga importet.Koha tregoj, veçanërisht pas coronavirusit covid -19 se zgjedhja qe e gabuar sepse ekonomia shqiptare dështoj me shumë sukses, ashtu siç dështuan të gjitha vendet që mbështeteshin te shërbimet si Greqia, Spanja etj.E keqja është se këtë dështim e konstaton vetë PS-ja që është në Pushtet dhe nuk e konstaton Opozita e cila duhej të ishte e para që të përcaktonte shtyllën kurizore reale të ekonomisë shqiptare.

Nëse krerët e PS-së në analizat e tyre shprehin nevojën e ndryshimeve strukturore, nevojën e “kalimit nga një ekonomi shërbim-konsumi në ekonomi prodhim-eksporti”opozita synon të vijojë reformat ekonomike, të nisura nga PS-ja, të dyfishojë numrin e turistëvedhe të bëjë premtime nga më të habitëshmit. Të tilla programe-premtime sigurojnë stanjacionin, kthimin pas dhe jo rritjen ekonomike. Do analizoj vetëm dy nga premtimet e shumta të partive politike.

E para, premtojnë se do ulin taksën e sigurimeve shoqërore në 15% dhe do rrisin pensionet jo më pak se 5% në vit.Ky është një absurditet sepse skema e pensioneve është skemë e dështuar edhe pse u rrit mosha e daljes në pension. Aq më shumë sot kur ka dy faktorë shtesë negativ; rritja e popullsisë me minus dhe numri i madh i njerëzve që mbushin moshën e pensionit (mbi 60 mijë në vit). Numri i pensionistëve me këtë strukturë popullsie pas 10 vitesh do kalojë mbi 1 milionë. Si ka mundësi të rritësh pensionet kur do ulet burimi i të ardhurave që ato krijohen, kur do ulet norma e taksës së sigurimeve shoqërore? Përgjigja është do ulim korupsionin. Kjo përgjigje përbën një naivitet sepse një pjesë e këtye shpenzimeve është mbuluar me kredi dhe do vazhdoj të mbulohet, kështuqë ulja e korrupsionit do ulin marrjen e kredive, do uli nivelin e borxhit dhe nuk dotë mbulojërritjen e pensioneve.

E dyta, do rritin 110 mijë vende pune.Ky premtim nuk do realizohet asnjëherë sepse premtimet e kësaj natyre kanë dështuar nga të gjitha partitë. U shpenzuan nga kjo opozitë për rrugën Durrës- Kukës mbi 130 miliardë lekësa njerëz u punësuan? U punësua një brigatë për ta mirëmbajtur që ka nja 100 veta dhe nja 900 të tjerë në objektet anash saj, gjithsej 1000. I takon 130 milionë për një vend pune, llogarisni sa mijra miliarda duhen për të çelur 110 mijë vende pune. Këto para duhen hedhur në sektorin e prodhimit sepse “turizmi” i ka caqet të kufizuara.Duhen 110 subjekte të mëdha me 1000 punëtorë, ose 1100 sipërmarrje të mesme me 100 punëtorë ose 11000 subjekte të vogla me 10 punëtorë, ose 55000 subjekte shumë të vogla me nga 2 punëtorë. A mund të arrihen këto në 4 vjet, kush do ti arrijë dhe me çfarë parash? Le të listohen të gjitha subjektet ku do mbështetet kjo shifër. Ka ikur koha e premtimeve të dikurëshme për çeljen e 300 mijë vendeve të punës. Është koha e premtimeve reale dhe jo e premtimeve irreale.

 

“Programet e partive gjermane synojnë rritje ekonomike, barazi në shpërndarje, qëndrueshmëri, punësim për të gjithë dhe afatgjatë, bashkëvendimmarrje në sipërmarrje, arsimin në dy drejtime në interes të biznesit dhe shoqërisë”

Nuk mund të rritet punëzënja nëpërmjet punësimit në katet e para të pallateve me klube e dyqane shitje, nuk mund të rritet me prrallën e bukur të “turizmit” që morri në qafë ekonominë shqiptare për 30 vjet. Shqipëria nuk ështëas Dubai e as ishujt Haẇaii, por një vend i bekuar me pasuri nën e mbitokësore të konsiderueshme të shpërndara në të gjithë vendin.

Theksoj edhe njëherë, të mos ngatërohet “turizmi” me tregëtinë me pakicë, me ushqimin social, me kiostat, baret dhe restorantet e qyteteve, me shërbimet mjekësore, etj.Të ardhurat nga “turizmi” në Prodhimin eBrendshëm Bruto kanë zënë më pak se 4%.Këtu përfshihet Akomodimi dhe shërbimi ushqimor sepse nuk ka zë tjetër.Tregëtia me pakicë ka shkuar në rreth 15%.Të ngatërosh turizmin me tregëtinë me pakicë është një gabim me dashje në kuriz të ekonomisë. Ai nuk e zhvillon ekonomin, përkundrazi ai e frenon atë.Të punohet për të përmirësuar turizmin neto sepse deri para tri vitesh ka dalë me humbje dhe ekonomia shqiptare nuk duhet të bazohet në një degë që neto del me humbje. Asnjera nga Partitë Shqiptare nuk flet për “turizmin neto”, që kërkon përmirësimin e “turizmit” vendas. Partitë shqiptare numërojnë njerëzit që hyjnë dhe vetëlavdërohen se u rrit ekonomia por nuk numërojnë miliardat e eurove që dalin dhe shkaqet e tyre.

Premtimet që bëhen të duket sikur janë premtimet e ndonjë firme prodhuese, që u premton punonjësve të vet, dhejo premtimet e partive politike që nuk kanë asnjë aset përveç zyrave dhe automjeteve.

Programet e partive gjermane dhe tiparet e tyre.

Çfarë synojnë programet e partive gjermane? Synojnë rritje ekonomike, barazi në shpërndarje, qëndrueshmëri, punësim për të gjithë dhe afatgjatë, bashkëvendimmarje në sipërmarrje, arsimim në dy drejtime në interes të biznesit dhe shoqërisë etj.

Sistemi ekonomik gjerman është midis ekonomisë anglosaksone të tregut dheekonomisë skandinave të shtetit të mirëqenies. Në një vend pune punonjësit mesatarisht qëndrojnë mbi 10 vjet, nga 8 në UK dhe 7 në SHBA. 66% e popullsisë i përket klasës së mesme nga 26% në UK dhe 44% në SHBA.Është eksportuesi i dytë në botë, eksporton në industrinë automobilistike, inxhinierinë mekanike dhendërtim.

Në sipërmarrjet gjermane realizohen;

=Marrëveshjet e lira kolektive të cilat japin një ndikim të konsiderueshëm mbi caktimin e pagave dhe kushteve të punës (Egle 2006:290). Punonjësit e së njëjtës industri marrim paga të njëjta, kështu mungon konkurenca në pagë midis kompanive për marrjen e punonjësve më të kualifikuar.

Këshillat e Punës dhe bashkëvendimmarja. “Shoqëritë anonime i nënshtrohen me ligj bashkëvendimmarrjes, në rast se kanë një numër më të madh sesa 500 punonjës.  Kjo do të thotë, për shembull, se punonjësit kanë përfaqësuesit e tyre të deleguar në bordet mbikëqyrëse të kompanive”(F.112).

Sistemi formimit arsimor. Gjermania ka sistem dyfish formimi, ajo kombinon vlerën e lartë praktike me  thellimin teknik. Ai është një “institucion themelor i kapitalizmit gjerman. Ata që ndjekin kurset e formimit paguhen relativisht pak, por, në këmbim, të rinjve u garantohet përgjithësisht hyrja në tregun e punës që i siguron Gjermanisë një nga normat më të ulëta të papunësisë te të rinjtë në OECD”(F.112).

Gjermanët kanë 5 parti kryesore SPD, CDU, Aleanca 90/Të gjelbrit, FDP-ja dhe Die Linke.

SPD-ja(Partia Social Demokrate) mbështetet në Programin e Hamburgut të 2007. Programi i Hamburgut bën thirrje për një politikë ekonomike që orientohet kah rritja cilësore: barazia sociale, qëndrueshmëria mjedisore. Të gjitha Partitë gjermane mbështeten nëdisa parime kryesore. Përmendim Sistemin Financiar, Marrëdhëniet e punës, Formimin profesional dhe Politikat industriale.

Në Programin e saj theksohet se motoja e tyre është: Konkurrencë sa më shumë të jetë e mundur dhe rregullim nga shteti aq sa të jetë e nevojshme”.Janë për një ekonomi tregu të koordinuar, me një shtet rregullator. Objektivat e tyre  garantohen nga një shoqëri aktive dhe demokratike me një shtet rregullator. Sipas tyre tregu është “një mjet i nevojshëm” dhe ka epërsi ndaj formave të tjera të bashkërendimit ekonomik por nëse lihet i lirëai është i verbër nga pikëpamja shoqërore dhe mjedisore.

SPD kërkon një shoqëri që mbështetet mbi solidaritetin, realizimi i së cilës është një detyrë e përherëshme.

Objektivi “Barazia”.“Ne duam një pjesëmarrje të drejtë dhe të bara-bartë të grave dhe burrave në punësimin fitim-prurës, që përmbush nevojat e tyre”. Për punë me vlerë të barabartë duhet të ketë pagë të barabartë… Kjo Parti refuzon nënshtrimin e politikës, që nuk duhet të kufizohet te shteti, por të përfshijë edhe aleancat e rrjetet e shoqërisë civile, si dhe aksionin e lirë dhe të pavarur të njerëzve”.

Objektivi.“Bashkëvendimmarrja”.Kur veprimtaria ekonomike i kapërcen kufijtë, të drejtat e punonjësve nuk duhet të pushojnë së zbatuari në ata kufij.Për rrjedhojë, ne duam të garantojmë e rritim bashkëvendimmarrjen në kompanitë evropiane.Që marrëveshjet kolektive të forcohen e zbatohen lirisht, ne përkrahim një bazë ligjore evropiane për negocimet dhe kontratat kolektive ndërkufitare” (Programi i Hamburgut 2007: 26, 28 f.

Sistemi Financiar pasqyron rëndësinë e financimit dhe kontrollit të  ndërmmarjeve. Synohet fitimi në periudha afatgjata dhe punëzënje në raport me fitimet në periudha afatshkurtëra.Për këtë janë hartuar ligje mbi shoqëritë tregëtare, ku forcohet pozita e investuesve që synojnë një angazhim afatgjatë. “Na duhen rregulla për investuesit dhe fonde që nuk do të lejojnë ndjekjen e fitimit të njëanshëm në kurriz të funksionimit afatgjatë të ndërmarrjeve”.

Marrëdhëniet e punës. Kërkon zbatimin dhe përmirësimin e të drejtave të punëtorëve duke ruajtur normat rregullatore aktuale të rendit ekonomik bazë: negociatat e lira dhe kontratat e përgjithshme kolektive duhet të mbeten të tilla. Nuk duhet të ketë një zhvendosje të vendimmarrjes.

“Pagat minimale duhet të jenë në themel të marrëveshjeve të lira kolektive. Ndërmarrjet duhet të zbatojnë parimin e “demokracisë së brendshme të kompanisë”: bashkëvendimmarrja përmes këshillave të punës dhe pjesëmarrja në bordet mbikëqyrëse duhen forcuar”

Përfitimi i papunësisë duhet këmbyer në sigurim punësimi, që do të mbështeste financiarisht formimin/arsimimin dhe periudhat që u kushtohen përgjegjësive familjare, duke kontribuar kështu në forcimin e pozitës së punëmarrësve kundrejt punëdhënësve në marrëdhëniet e punës”. F.85.

Ku bazohet Sistemi Gjerman i Taksave?

Ekonomia e Gjermanisë drejtohet kryesisht nga industria e automobilave, industria kimike, telekomunikacioni, tregtia dhe bujqësia.Me rëndësi të veçantë është analiza cilësore e konventave për shmangien e taksimit të dyfishtë të përfunduar nga Gjermania; dhe implikimet përkatëse në politikën fiskale.

Shikoni se në çfarë niveli i aplikojnë Gjermanët taksat.

Pagesa vjetore e individit në Euro(Gjermani). Më pak se 17,640 përqindja e taksës është 0, nga 17,640-108,116 norma e taksës 14-42%, nga  108,116-512,608 norma e taksës 42% dhe mbi 512,608 norma e taksës 45%.

Ku e paguajnë punëtorët taksën më të lartë të të ardhurave. (% e fitimit të paguar në tatimin mbi të ardhurat / kontributin e sigurimeve shoqërore në vendin e zgjedhur): Belgjika 42.8%, Gjermania 39.9%, Danimarka 38.9%, Hungaria 35%, Austria 34%, Greqia 25.4%…Meksika 9.5%.

Cilët paguajnë më shumë taksë mbi të ardhurat e tyre?

Fitues i vetëm dhe pa fëmijë në Belgjikë 55%, në Gjermani 49%, në Francë 48%, në Spanjë 39%. Një fitues me dy fëmijë në Belgjikë 40%, Gjermani 32%, në Francë 40% etj.

Nëse krahasojmë Programet e partive shqiptare, me Programet e partive gjermane konkludojmë se: Programet e Partive shqiptare me Programet e Partive gjermane nuk kanë asnjë ngjashmëri.

Nëse gjermanët e kapin demin nga brirët, partitë shqiptare e kapin nga bishti.Nuk merren me problemin kryesor, me rritjen ekonomike dhe mbi bazë të saj të realizojnë rritjen e shkallës së punëzimit merren gjithë ditën me premtime të pa qëndrueshme, me llojin e taksave e sheshtë apo progressive, me favoret dhe përfitimet e tjera sikur të jenë OJF.

Gjermanët e fillojnë nga prodhimi, nga ndarja e të ardhurave, nga roli i shtetit në krijimin e “barazimit në të ardhurat reale” midis grupeve të ndryshme të shtresave të popullsisë. Shqiptarët e fillojnë nga konsumi, shërbimet,  PPP-të e Koncesionet.

Gjermanët kanë Sindikata dhe Këshillat e Punëtorëve që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, mbrojnë pagën minimale dhe kontratat kolektive, që të sigurojnë punësim të qëndrueshëm.Shqiptarët kanë sindikata formale të punëtorëve, kanë sindikata të punëmarrësve me emra modernë si “Urdhëra” etj.

Gjermanët vlerësojnë punëtorin në rolin e vendimmarësit në krah të sipërmarrësit, në Shqipëri kemi njëfjalë të bukur me bashkëqeverisje. Bashkëqeverisje nuk ka asnjë program i 5 partive kryesore

“Partitë shqiptare i përqëndrojnë diskutimet e tyre te taksat dhe premtimet. Kjo është një taktikë e njohur e shmangjes së vëmëndjes nga problemi i vërtetë që ka ekonomia shqiptare”

Gjermanët e shikojnë arsimin publik falas, në dy drejtime, si arsim të përgjithëshëm dhe të specializuar, ku marrin pjesë në kualifikime edhe vetë ndërmarrjet, të cilat ju garantojnë punën personave që i kualifikojnë.Në Shqipëri arsimi shihet thjeshtë sin jë sektor publik, ku drejtojnë luftën partitë politike.

Gjermanët shfrytëzojnë të gjitha burmiet e tyre ekonomike të brendëshme deri te qymyret e Ruhrit, lumenjtë dhe pasuritë e tjera natyrore.Në Shqipëri shikohet më shumë sesa duhet ndotja e ambientit.

Çfarë ndotje dhe çfarë ekosistemi do dëmtojë Hidrocentrali Kalivaçit? Cilit shqiptar i hyn në xhep ky lum i egër? Asnjërit.Shqiptarëve ju hyn në punë punësimi nga shfrytëzimi i aseteve që u ka dhënë natyra. Lumi i egër i duhet qeflinjve të raftingut dhe jo popullit shqiptar. Këta njerëz që e kundërshtojnë hidrocentralin nuk kanë qënë asnjëherë në Kalivaç që ta shikojnë se çfarë dëmton. Hidrocntrali Kalivaçit duhet të bëhet dhe jam i sigurtë se një ditë do bëhet, ashtu si Hidrocentrali Skavicës.

Partitë politike duhet ti lexojnë mirë programet e partive gjermane.Ka ende kohë për përmirësim.Ato janë konkrete me përcaktime të sakta dhe të mundëshme plotësisht për tu realizuar. Me këmbë në tokë më shumë duket se është LSI-ja në krahasim me partitë e tjera të Opozitës sepse mendimet e saj janë sa reale aq edhe të realizueshme. Të tilla janë edhe mendimet e Vetëvendosjes, pjesërisht të Thurjes etj, por këto parti janë të reja dhe pa shumë eksperiencë në fushata elektorale.