SHBA 100 milionë dollarë për Italinë

420
Sigal

SHBA pavarësisht se është vendi më i prekur nga koronavirus është solidarizuar me Italinë duke i ofruar 100 milionë dollarë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti Donald Trump i cili dha edhe detajet duke thënë se 100 milionë dollarët do të jenë në ndihmë shëndetësore për spitalet ku po luftohet koronavirusi.

Po ashtu Trump foli edhe me kryeministrin Giuseppe Conte ku tha se pas ndihmës ishte vërtet i lumtur.

SHBA ka më shumë të infektuar se Italia, 161 mijë kundrejt 105 mijë.

Por Italia kryeson për viktima me 12 mijë kurse SHBA ka vetëm tre mijë.