Prof. Arben Malaj: Shqipëria rrezikon nga kapja e shtetit, në një kohë që duam të anëtarësohemi në BE, ndërkombëtarët kritika të përsëritura

37
Sigal

Arben Malaj dikur ish-ministri i Financave duke folur për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investitorëve në Shqipëri, e cilësoi raportin si shqetësueses. Deklarata e tij u bë të premten ndërsa duke folur për klimë e investitorëve ai shtoi se Shqipëria po rrezikon të kapet nga shteti. Sipas ish-ministrit të financave, kritikat nga DASH janë bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe në vend që të këtë një përmirësim të situatës, ndodh e kundërta. “Këto kritika janë bërë në mënyrë të përsëritur dhe ne s’kemi pasur politika për ti përmirësuar këto. Personalisht mbroj idenë se Shqipëria rrezikon nga kapja e shtetit. Ky është shqetësimi i parë dhe duhet që pas raportit, një strukturë e posaçme të ndërtojë një plan strategjik. Ne po kërkojmë të bëhemi pjesë e Bashkimi Evropian por duhet të plotësojmë në kohë ndryshimet ligjore. Besoj se duke dëgjuar dhe Dhomën Tregtare amerikane dhe atë gjermane, shqetësimi ka qenë jo vetëm mos korrigjimi, por ka ardhur një lloj përkeqësimi dhe kjo e dëmton vendin tonë”, u shpreh Malaj.