Prof. Arben Malaj bën paralajmërimin e frikshëm: “Do e pësojnë dhe fëmijët. Shtrëngohet litari”

415
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj shkruan se litari i borxheve të shtetit shqiptar sa vjen e po shtrëngohet, gjë të cilën sipas tij do ta paguajnë edhe fëmijët e sapo lindur. Por, Malaj thekson se përgjegjësia është individuale. “Litari i borxheve nga vendimet e gjykatave shqiptare për pushimet nga puna dhe gjobat e albitrazhit ndërkombëtar nga vendimet jo ligjore, nga disa oligarkë – po bëhet gjithnjë e më i trashë dhe mbytës edhe për fëmijët e sapo lindur.

Tufëzat u prishën në 1991, por janë shfaqur shpesh në qeverisjet e tranzicionit dhe kanë kulmuar në qeverinë e të paditurve, inatçorëve, arrogantëve, të babëzitur dhe të kapur. Përgjegjësia është personale edhe kur shkeljen e ligjit e kanë shkaktuar me pa-përgjegjshmërinë e tyre një grup qeveritarësh. Është urgjent krijimi i listën së zezë të politikanëve, qeveritarëve dhe nëpunësve që, sipas vendimeve përfundimtare të gjykatave vendase dhe ndërkombëtare, u kanë krijuar kaq shumë borxhe të rënda taksapaguesve shqiptarë, shkruan Arben Malaj.