Ka nisur Samiti i Berlinit i themeluar në kryeqytetin e Gjermanisë nga ish Kancelarja Angela Merkel. Për herë të parë këtë samit e drejton kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe merr pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në samit pritet të nënshkruhen tri marrëveshje, për diplomat, kartat e identitetit dhe kualifikimet. Të tri këto marrëveshje ishin gjithashtu objekt i asaj që ne e njohim me emrin “Open Balkan”.

Ursula von der Leyen: Mbështesim me 1 miliard euro Ballkanit Perëndimor, 500 milion që në janar
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vuri theksin te mbështetja për energji elektrike që Bashkimi Evropian ka ndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Von der Leyen ka theksuar se BE do të japë 1 miliard euro për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj 500 milion euro do të jepen që në muajin janar, ndërsa 500 milion të tjera do të jepen më vonë për infrastrukturën e energjisë. “Duhet të ulim varësinë nga karburanti rus dhe të mbajmë në kontroll çmimet. Kjo krizë kërkon veprime të pashembullt. Komisioni do të japë një paketë 1 miliard euro në grande për Ballkanin. Pjesa e parë 500 milion euro për 6 vendet. Ti vëmë në një pozitë për një afat që të mbështesin bizneset dhe familjet. Miratohet në dhjetor dhe jepet në janar. 500 milion të tjera do u jepet infrastrukturë dhe energjisë. Është me rëndësi për energjinë e ripërtëritshme” tha Ursula von der Leyen. Liderët nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, nënshkruan tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet më 3 nëntor.

Olaf Scholz: Këto 3 marrëveshje do përmirësojnë jetën në rajon
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz vlerësoi seriozitietin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tri marrëveshjeve. Kancelari theksoi se ky bashkëpunim na mban më të fortë dhe të bashkuar. Scholz theksoi gjithashtu mbështetjen e Gjermanisë e të BE për vendet e BP. “3 marrëveshjet do përmirësojnë jetën në rajon. Gjermania do të japë hua deri në 200 milonë për të ngushtuar tranzicionin dhe energjinë e gjelbër. Këto marrëveshje, për diplomat, kartat e ID dhe njohjen e kualifikimeve të tri profesioneve e bëjnë bashkë rajonin. Ne dhe anëtarët e tjerë do të mbështetim me çdo kusht përballimin me krizën e energjtike. Gjermania do të mbështesë përmes bankës së saj me hua deri në 200 milionë në periudhën afatmesme për të mbështetur energjinë e gjelbër deri në vlerën 1 miliardë euro. Duhet të punojmë së bashku,”- tha Scholz.

Edi Rama: Samiti i radhës i Berlinit, do mbahet në Tiranë! Von der Leyen s’erdhi me fjalë të bukura
Kryeministri Rama tha nga Brukseli se procesi i Berlinit e ka bërë rajonin më të bashkuar.“Do të shfrytëzojmë çdo lloj mundësie që të jemi sa më pranë. Të gjithë nga rajoni ishin të kënaqur që ishin këtu sot. 8 vite pasi nisi procesi i Berlinit. Angela Merkel kishte të drejtë kur tha se nëse kemi një Ballkan të bashkuar, sekreti publik është procesi i Berlinit. Samiti i ardhshëm i Berlinit do të jetë në Tiranë. E ndjejmë që nuk jemi lënë mënjanë dhe nuk jemi vetëm. Pak ditë më parë, Von der Leyen. Nuk solli me vete vetëm fjalë të bukura, por mbështetje të rëndësishme financiare për ta filluar dhe që nuk është e fundit. Sot ne po përballemi me sigurinë kibernetike. Duam t’i shohim gjërat, që ecin në drejtimin e duhur,“-tha Rama ndër të tjera.





















