Prezantimi i programit qeverisës dhe votimi i kabinetit, nis seanca maratonë e Kuvendit, e pranishme dhe PD. Nikolla thirrje deputetëve: Të jemi shembull i respektimit të masave anticovid

71
Sigal

Kuvendi është mbledhur sot në një seancë maratonë plenare, e cila nuk dihet sa do të zgjasë.

Në rend dite do të jetë prezantimi i programit qeverisës të qeverisë “Rama3”, nga ana e kryeministrit Edi Rama. Më pas do të ketë vend për debate, ku do të përfshihen edhe deputetë të opozitës, me propozime pro ose kundër të asaj që do të deklarohen nga kreu i qeverisë.

E para që mori fjalën ishte kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila i drejtoi një thirrje deputetëve në sallë, që të respektojnë masat anti-covid, duke vendosur maskat e tyre.

“Ju lutem të mbajmë maskën, vetëm në momentin kur diskutoni, e do heqim. Duhet të jemi shembull për respektimin e masave të vendosura nga Komitetit Teknik. Ju ftoj edhe të merrni vaksinën.”, tha ajo.

SEANCA MARATONE
Seanca plenare do të ndahet në tri pjesë, ku në të parën, e cila nisi në 10:00, do të prezantohet programi nga Rama, në të dytë, që nis në orën 13:00, do të ngrihen pyetje nga deputetët në sallën, dhe në orën 16:00 do të bëhet votimi i programit dhe qeverisë së re.
Mbrëmjen e kaluar, Partia Demokratike vendosi në mbledhjen e Grupit Parlamentar që të mos bojkotojë seancën maratonë, kështu që do të ndjekë nga salla e Kuvendit të gjitha zhvillimet.