Presidentim Meta: Pres deri të hënën dorëheqjen e ministres Gjonaj

339
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta doli në një deklaratë për mediat deklaroi sot  se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shkelur ligjin dhe se pret prej saj, deri të hënën dhënien e dorëheqjes.

“Partnerët janë njohur me shkeljet nga Ministria e Drejtësisë. Në këtë tentativë për grusht shteti, bazuar në provat që u bënë publike dje rezulton të jetë e përfshirë drejtpërdrejt Etilda Gjonaj dhe institucione në varësi të saj, duke përvetësuar një kompetencë që kushtetuta ia jep presidentit. Gjonaj ka shkelur ligjin për organizimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare. Gjonaj urdhëroi botimin në Fletoren Zyrare të akteve të KED-së, por nuk ka të drejtë të dërgojë për botim këto akte. Sipas kushtetutës, vendimet e KED-së nuk botohen në fletoren zyrtare por publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Asnjë diplomat nuk e ka ditur që në Ministrinë e drejtësisë, një grup kriminal ka kryer këto veprime. Ajo, bashkë me zyrtarë të lartë ka kryer disa vepra penale Do të dorëzojmë kallëzim penal në SPAK ndaj Gjonaj dhe disa zyrtarëve. Gjonaj e ka humbur tërësisht besimin e presidentit. Pres deri të hënën dorëheqjen e ministres Gjonaj”, u shpreh ndër të tjera Meta.