Presidenti Republikës Bajram Begaj: Diaspora është promotorja më eficiente e kulturës dhe identitetit tonë, kartvizita e shqiptarisë në botë

40
Sigal

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mori pjesë sot në Samitin e III-të të Diasporës në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij drejtuar pjesëmarrësve, Presidenti Begaj nderoi sakrificat e bashkëatdhetarëve të larguar nga vendi, kontributin e tyre për Shqipërinë nëpërmjet investimeve në vend dhe përhapjes së imazhit të mirë të vendit në botë.

“Diaspora është promotorja më eficiente e kulturës dhe identitetit tonë, kartvizita e shqiptarisë në botë. Ju, në rrugën tuaj të mbushur me sakrifica, nuk e keni harruar kurrë Shqiperine. Secili, sipas mundësive ka dhënë gjithmonë një kontribut për kombin.

Shqipëria nuk e ka luksin ta neglizhojë diasporën. Nuk duhet ta shohim atë si pjesë të shkëputur,  por si zgjatim të natyrshëm të kulturës dhe identitetit tonë. Historia na mëson se vendi ynë vetëm ka përfituar nga bijtë e saj jashtë”.

Kreu i Shtetit paraqiti nisma konkrete në samit për të garantuar mundësi vendimmarrëse  dhe përfaqësim në politikë.

Presidenti Begaj: Diaspora, kartvizita e shqiptarisë në botë. Qindra mijëra shqiptarë, histori suksesi

“Pikësëpari është vota. Qytetarët shqiptarë jashtë vendit duhet të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri. Ata duhet të votojnë, sipas një modeli që shumë vende të tjera e aplikojnë me sukses. Kjo do të kthejë diasporën në aktore të drejtëpërdrejtë të konfigurimit politik e administrativ në Shqipëri.

Së dyti, diaspora duhet të këtë përfaqësim politik që do i jep zë prioriteteve të shqiptarëve jashtë vendit. Të gjithë këto janë procese që nuk mund të përmbushen  sa hap e mbyll sytë, por nuk janë objektiva të paarritshëm dhe mbi të gjitha janë nisma të domosdoshme që ne si shqiptarë të jemi bashkë edhe pse larg”

 

Begaj: Shqipëria nuk e ka luksin ta neglizhojë diasporën. Është pjesë e natyrshme e kulturës dhe identitetit

Presidenti Begaj apeloi për ruajtjen e identitetit përmes gjuhës amtare. Një falenderim të veçantë Presidentii u përcolli në këtë samit, mësuesve dhe edukatorëve për përkushtimin dhe angazhimin për përçimin e gjuhës shqipe në ruajtje të identitetit tonë kombëtar.

Ai u beri thirrje prindërve shqiptarë që ta konsiderojnë themelore mësimin e gjuhës amtare për fëmijet e tyre, pasi vlerësoi se  “mësimi dhe cilësia e përdorimit të gjuhës shqipe duhet të jenë prioritete që na bashkojnë. Shiheni si investim për të ardhmen këtë gjuhë të rrallë e të pasur në zemër të Evropës”.

Presidenti Begaj iu bëri ftesë shqiptarëve jashtë atdheut për investimin e tyre me ide, projekte e sipërmarrje për ekonominë dhe turizmin.

Gjatë samitit kreu i shtetit i mëshoi rëndësisë së unitetit të shqiptarëve në funksion të ardhmërisë së begatë të Shqipërisë.

Begaj: Qytetarët shqiptarë jashtë vendit duhet të kenë mundësi të votojnë pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri

FJALA E PRESIDENTIT NË SAMITIN E DIASPORËS – NËNTOR 2023

Të nderuar bashkëatdhetarë,
Zonja e zotërinj,

Është kënaqësi e veçantë që jemi mbledhur nga të gjithë anët a botës për të diskutuar dhe vijuar bashkërendim për të ardhmen e Shqipërisë sonë.

Shqipëria është një vend gjeografikisht i vogël, por ju i keni dhënë një shtrirje globale shumë më të madhe se përmasat e saj. Sot komunitetet e shqiptarëve që gjenden edhe në vendet më të largëta të botës mishërojnë mbi të gjitha shpirtin e lirë të shqiptarit. Sot qindra mijëra shqiptarë të diasporës janë shndërruar në histori suksesi.

Begaj: Përfshirja në votime, shndërron diasporën në aktore të drejtëpërdrejtë të konfigurimit politik e administrativ në Shqipëri

 

Diaspora është promotorja më eficiente e kulturës dhe identitetit tonë, kartvizita e shqiptarisë në botë. Ju, në rrugën tuaj të mbushur me sakrifica, nuk e keni harruar kurrë Shqiperine. Secili, sipas mundësive ka dhënë gjithmonë një kontribut për kombin.

Shqipëria nuk e ka luksin ta neglizhojë diasporën. Nuk duhet ta shohim atë si pjesë të shkëputur, por si zgjatim të natyrshëm të kulturës dhe identitetit tonë. Historia na mëson se vendi ynë vetëm ka përfituar nga bijtë e saj jashtë.

Kushtet kanë ndryshuar rrënjësisht, por kemi akoma shumë për të bërë.

Për shkak se shumica juaj, e familjeve apo prindërve kanë mërguar nga ky vend, apo trojet tona, Shqipëria mban peshën, por dhe privilegjin e një dedikimi me emocion, idealizëm, nostalgji e shumë mall.  Ndaj dhe jam i bindur se angazhimi juaj është një vlerë e madhe e shtuar për shoqërinë tonë.

 

Begaj: Diaspora duhet të këtë përfaqësim politik që do i jep zë prioriteteve të shqiptarëve jashtë vendit

Ju ftoj të kontribuoni aktivisht me ide, sugjerime, projekte e sipërmarrje për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, ekonominë e turizmin, si dhe  sferat në të cilat ju mendoni se duhet të punojmë më ngushtë bashkarisht.

Të nderuar miq,

Vendin tonë e bën veçanërisht të dashur për shqiptarë e të huaj marrëdhënia e çlirët e miqësore që dimë të krijojmë, natyra shumë e veçantë, tradita kulinare e sofrat e bukura për familje, miq e dashamirës, dhe besimi në burimet natyrore, njerëzore e kulturore. Ndërsa është gjuha shqipe, ajo, që i jep jetë e kuptim të gjitha këtyre, për ne brenda e ju jashtë vendit.

Presidenti: U jemi jemi borxhlinj emigrantëve që kthehen në vend për investime, dhe atyre që kontribuojnë në botë për imazhin tonë

Unë do të vijoj të mbështes punën e nisurnga Institucionet shtetērore për shpërndarjen e librave shqip nga autoritetet shtetërore për komunitete shqiptare në diasporë, por kjo nuk mjafton.

Fëmijët duhet të kenë më shumë mundësi të mësojnë shqip, kudo ku të jenë. Përdorimi i gjuhës shqipe nuk mund të bëhet me urdhër, ai del si nevojë e komunitetit për të ruajtur atë, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar. Ndaj, roli i prindërve në përcjelljen e gjuhës shqipe te fëmijët është parësor.

Mësimi dhe cilësia e përdorimit të gjuhës shqipe duhet të jenë prioritete që na bashkojnë. Shiheni si investim në të ardhmen tuaj këtë gjuhë të rrallë e të pasur në zemër të Evropës.
Një falenderim i veçantë sot i takon të gjithë mësuesve dhe edukatorëve për përkushtimin dhe angazhimin për përçimin e gjuhës shqipe në ruajtje të identitetit tonë kombëtar.

 

Begaj-Diapsorës: Shqipëria mban peshën dhe privilegjin e dedikimit me idealizëm. Angazhimi juaj, vlerë e madhe për shoqërinë tonë

Të nderuar pjesëmarrës,

Ka shekuj që ne shqiptarët emigrojmë. Secili prej nesh ka të paktën një të afërt të familjes i cili jeton a punon jashtë Shqipërisë. Jemi si një tup me zemër, mendje e sy për njëri-tjetrin, edhe pse larg.

Vlerësoj punën e bërë veçanërisht vitet e fundit në drejtim të strukturimit të marrëdhënies së shtetit shqiptar me diasporën. Krijimi i mekanizmave institucionalë dhe atyre ligjorë do të mundësojë një bashkëpunim më të ngushtë dhe me rezultate konkrete.

Vetëm kur shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë të ndihen pjesë e vendit të tyre si ata që jetojnë brenda vendit, Shqipëria do të arrijë potencialin e saj të plotë.

 

Begaj: Kontribuoni aktivisht me ide, sugjerime, projekte e sipërmarrje për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe ekonominë

Në këtë kuptim ka disa hapa të domosdoshëm për t’u ndërmarrë. Pikësëpari është vota. Qytetarët shqiptarë jashtë vendit duhet të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri. Ata duhet të votojnë, sipas një modeli që shumë vende të tjera e aplikojnë me sukses.
Kjo do të kthejë diasporën në aktore të drejtëpërdrejtë të konfigurimit politik e administrativ në Shqipëri.

Begaj: Do vijoj të mbështes punën për shpërndarjen e librave shqip për komunitetet shqiptare në diasporë

Së dyti, diaspora duhet të këtë përfaqësim politik që do t’i japē zë prioriteteve të shqiptarëve jashtë vendit. Të gjithë këto janë procese që nuk mund të përmbushen sa hap e mbyll sytë, por nuk janë objektiva të paarritshëm dhe mbi të gjitha janë nisma të domosdoshme që ne si shqiptarë të jemi bashkë edhe pse larg.

Begaj: Fëmijët duhet të kenë më shumë mundësi të mësojnë shqip. Roli i prindërve në përcjelljen e gjuhës shqipe te fëmijët është parësor.

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Ka diçka që e ndjej detyrim ta them, sa herë takoj shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë: është fakti se ne ju jemi borxhlinj për kontributin e madh që ju jepni.

Ky kontribut është i pazëvendësueshëm në aspektin e remitancave, por jo vetëm. Shqiptarë që kanë jetuar e sakrifikuar me vite në emigracion janë kthyer e kontribojnë me ide e nisma të reja në fusha të ndryshme, iniciativa me shumë sukses, përfituese për komunitete të tëra.

Nga ana tjëtër studentë, sportistë e profesionistë të shkëlqyer që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë bëjnë çdo ditë me punën e tyre promovimin më të mirë që mund t’i bëhet një vendi. Kontributi juaj është themelor për imazhin dhe pozitën e vendit tonë.

Në përforcimin e imazhit të një vendi të qetë, kultivues të vlerave demokratike, tolerancës e bashkëjetesës fetare kontribuojnë me mijëra shqiptarë të punësuar në sektorë të ndryshëm anë e mbanë globit. Ata janë pjesë e komuniteteve afër apo shumë larg rajonit tonë dhe sjellin në përditshmërinë e kulturave të tjera emrin dhe vlerat më të mira shqiptare.

Ndaj juve që jeni prezent e të gjithë shqiptarëve jashtë vendit që na ndjekin, dua t’ju falënderoj për kontributin tuaj të çmuar. I përulem me respekt sakrificës suaj të pafund.

Shqipëria është vendit i secilit prej nesh dhe i të gjithëve ne bashkë. Nuk i përket dikujt më shumë e dikujt më pak, nuk i përket më shumë atyre që janë brenda vendit. sesa atyre që janë jashtë tij.

Begaj: Bashkëpunim më i ngushtë me diasporën përmes mekanizmave institucionalë dhe atyre ligjorë

Shqiptarët brenda e jashtë vendit kanë kontribuar njësoj për pavarësinë  e Shqipërisë, për demokracinë, mirëqënien dhe avancimin e aspiratës për integrim në BE.  Prandaj vetëm bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë të zhvilluar, faktor vendimtar në rajon dhe anëtare të denjë në familjen evropiane.

Kjo do të jëtë pasuria më e madhe e secilit dhe kapitali që duhet t’i transmetojmë brezave të rinj në mënyrë që historia jonë të kthehet në histori suksesesh e ëndrrash të bëra realitet sa në vend aq dhe jashtë tij.

Shume faleminderit!