Lejuan mbjelljen e kanabisit, hetohen 20 policë në Elbasan

227
Sigal

Zona e Elbasanit është konstatuar se ka qenë mjaft e “parapëlqyer” nga trafikantët për të mbjellë kanabis gjatë vitit 2021. Të paktën 20 persona me detyra dhe funksione të ndryshme në polici, pushtet vendor dhe jo vetëm të cilët kanë për detyrë të monitorojnë kultivimin e lëndëve narkotike janë nën hetim nga prokuroria e Elbasanit dhe SHÇBA.

Hetimet që janë bërë kanë dokumentuar aktivitetin e paligjshëm, si dhe janë identifikuar të gjithë përgjegjësit për monitorimin e terrenit. Gjatë muajve të fundit, janë asgjësuar disa parcela me kanabis sativa.

Nga hetimet, ka dyshime se trafikantë të ndryshëm të lëndëve narkotike kanë pasur mbështetje të njerëzve të policisë dhe atyre që kanë pushtet.