Pëson infarkt, humb jetën italiani në plazhin e Sarandës

379
Sigal

Një shtetas italian rreth 77 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme në bregdetin e Sarandës.

I moshuari sipas informacioneve paraprake, ka pësuar infarkt në afërsi të bregut të detit dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.