Presidenti Nishani dekreton emërimin e Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë

537
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes dy dekreteve të njëpasnjëshme ka pranuar dy kërkesat e mbërritura nga kryeministri Edi Rama për shkarkimin e Nasip Naços, i dorëhequr një ditë më parë dhe përmes një dekreti të dytë emërimin në vend të tij si ministër i Drejtëisë të Ylli Manjanit. Nasip Naço paraqiti papritur dorëheqjen paraditen e së hënës dhe në letrën e bërë publike ku shpjegonte arsyet e këtij vendimi, thuhej se këto arsye ishin personale. Po të hënën, kryeministri Edi Rama pranoi emrin e Ylli Manjanit të mbërritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim si pasues të Naços. 

Sigal