Presidenti Meta vlerëson koncertin e sopranos Blerta Zhegu

563
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë publik në një mesazh në Facebook vlerësimin e tij për  koncertin e sopranos Blerta Zhegu.

“Ishte një shpalosje e mrekullueshme e talenteve të rralla shqiptare në kuadër të Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore, të shpallur nga Bashkimi Europian”, ka shkruar Presidenti Meta ndër të tjera.

Ja postimi i Kreut të Shtetit Ilir Meta

Pata kënaqësinë e veçantë të ndiqja mbrëmë koncertin e sopranos, Blerta Zhegu, e shoqëruar nga Orkestra e Harqeve të Klubit të Artit dhe Kulturës “SIGAL Uniqa”.

Ishte një shpalosje e mrekullueshme e talenteve të rralla shqiptare në kuadër të Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore, të shpallur nga Bashkimi Europian.