Presidenti Meta uron ish-kampionin legjendar të peshëngritjes : Kënaqësi të ndaja disa momente me të

91
Sigal

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta ka uruar në 60-vjetorin e lindjes, legjendën vlonjate në sportin e peshëngritjes, Myslym Myslymin.

“Mbi 10 herë kampion i vendit me fanelën e Flamurtarit dhe të Partizanit, rekordmen dhe titullar i ekipit kombëtar, ai ka gdhendur me punën, talentin dhe karakterin e tij një personalitet, që të imponon respekt dhe nderim gjithmonë, duke treguar njëkohësisht se është një qytetar shembullor, familjar dhe prind i shkëlqyer.”, – shprehet Meta në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë :

I lumtur t’i uroja sot 60-vjetorin e lindjes, legjendës vlonjate të sportit të peshëngritjes, Myslym Myslimi.

Mbi 10 herë kampion i vendit me fanelën e Flamurtarit dhe të Partizanit, rekordmen dhe titullar i ekipit kombëtar, ai ka gdhendur me punën, talentin dhe karakterin e tij një personalitet, që të imponon respekt dhe nderim gjithmonë, duke treguar njëkohësisht se është një qytetar shembullor, familjar dhe prind i shkëlqyer. Kënaqësi të ndaja disa momente edhe me familjen e tij të mrekullueshme.

EDHE 100 KAMPION!