Presidenti Meta gjatë vizitës në Selenicë : Për Selenicën dhe për mbarë Shqipërinë ditë më të mira do të vijnë patjetër!

207
Sigal

Gjatë vizitës së sotme në Selenicë, Presidenti Meta ka vizituar dhe kishën shekullore të Shën Athanasit. Gjatë vizitës në këtë kishë Meta shprehu dhe mirënjohje ndaj At Spiros i cili është dhe prifti i zonës.

“Mirënjohje At Spiros për përkushtimin e tij ndaj besimtarëve, për t’u dhënë shpresë në këto kohë me sprova të vështira, por jo të pakalueshme.”, – shprehet Meta në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë :

Në Kishën e Shën Athanasit në Selenicë, e ndërtuar shekuj më parë, për t’ju bashkuar lutjeve të banorëve të zonës për shërim të shpejtë e shëndet të plotë për të afërmit e tyre dhe të gjithë shqiptarët e prekur nga COVID-19.

Mirënjohje At Spiros për përkushtimin e tij ndaj besimtarëve, për t’u dhënë shpresë në këto kohë me sprova të vështira, por jo të pakalueshme.

Për Selenicën dhe për mbarë Shqipërinë ditë më të mira do të vijnë patjetër!