Presidenti Meta: Sot në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, dua të theksoj rolin e pazëvendësueshëm të familjes dhe komunitetit

472
Sigal

Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar në Facebook për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Meta apelon domosdoshmërinë për të parandaluar sëmundjet mendore.

Ai thekson se kjo gjë mund të arrihet përmes angazhimit të madh të komunitetit dhe familjes për të mbështetur të rinjtë në mënyrë që ata të përballojnë sfidat në shkollë dhe jetë.