Opozita e Bashkuar/ Zbardhet projekti sesi do të konfiksohen pasuritë e pronarëve të kompanive abusive me PPP-të

232
Sigal

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha

Ky është një amendim në ligjin anti-mafia që do të bëjë të mundur verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e të gjitha të ardhurave të personave privatë apo shtetëror të pasurisë të qytetarëve publikë që verifikohen që kanë abuzuar me detyrën. Po kështu dhe të personave të afërm me pronarë të kompanive apo zyrtarëve që demonstrohet që kanë abuzuar me detyrën. Pra, një paketë anti-mafia që synon goditjen e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, mbrojtjen e pasurisë publike, garantimin e konkurrencës së lirë dhe objekt i verifikimit do të jenë të gjitha kontratat PPP, të gjitha kontratat koncensionare, të gjitha kontratat e prokurimit publik, të gjitha kontratat e tjetërsimit të pasurisë publike, të gjitha aktet për leje, autorizime, licensa për shfrytëzimin e pasurisë publike. Ligji siç e kemi detajuar dhe në propozimin tonë do të ketë fuqi prapavepruese, kontratat abuzive dhe korruptive do të anullohen.