Presidenti Meta publikon pamje nga takimi me homologun: “E ardhmja e Shqipërisë dhe Hungarisë është premtuese”,

122
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka publikuar pamje nga takimi me homologun e tij hungarez Janos Ader në kuadër të vizitës zyrtare të Kreut të Shtetit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Presidenti u shpreh se e ardhmja e marrëdhënieve miqësore dhe historike me Shqipërisë e Hungarisë është premtuese.

Ai i shpreh mirënjohje Presidentit Ader për rikonfirmimin e vullnetit të përbashkët dhe faleminderit për pritjen e ngrohtë.

“E ardhmja e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore, historike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë është jashtëzakonisht premtuese.

Mirënjohje Presidentit Ader për rikonfirmimin e vullnetit të përbashkët dhe faleminderit për pritjen e ngrohtë” – shkruan Meta.

Kreu i shtetit gjatë vizitës së tij zyrtare në Hungari, është takuar dhe me kryeministrin Viktor Orbán, të cilit i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen “domethënëse dhe pa rezerva”, që i ka dhënë Shqipërisë  për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Ndërsa ditën e djeshme, Meta ishte në ceremoninë e përurimit të bustit të heroit tonë kombëtar, Skënderbeu në parkun endror Városliget të Budapestit.