Presidenti Meta propozoi Vitore Tushën për në krye të KLSH-së/ Reagon për herë të parë PS

495
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar për kandidaturën e propozuar nga presidenti i vendit Ilir Meta për kreun e KLSH-së, Vitore Tusha.

Balla është shprehur se është njohur me këtë dekret, duke shtuar se ai do ja linte për diskutim komisionit përkatës parlamentar, nëse propozimi plotëson kriteret ligjore.

Balla është shprehur më tej se ai e vlerëson punën e Tushës si Gjykatëse pranë Gjykatës Kushtetuese.

‘’Vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ajo ka mbajtur. Kaloi me sukses Vetingun dhe për këtë meriton të gjithë respektin tonë, deri në shqyrtimin nga komisioni përkatës të kësaj kandidature hezitoj që të jap komente të tjera”, është shprehur Balla për gazetarët.

Balla ka thënë më tej se ata do të marrin gjithë kohën që kanë në dispozicion për kreun e ri të KLSH-së dhe nuk do të ketë as nxitim dhe as vonesa.

Emri i Vitore Tushës është propozuar nga Meta në të njëjtën kohë kur presidenti refuzoi dekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme. Madje u tha në disa media u tha se emri i Tushës do të ishte një lloj presioni mes presidencës dhe kryeministrisë.