Presidenti Meta: Prishja e Teatrit në errësirë nuk do të amnistohet kurrë!

43

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me kryefjalën e debatit përgjatë këtyre ditëve, siç është shembja e Teatrit Kombëtar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për ekspertët dhe specialistët që mbrojnë tezën dhe provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar ishte një akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues. Teksa ka shpërndarë një artikull të Emin Rizës, Meta, mbështet tezën e akademikut, ndërsa shton se teatri është i paamnistueshëm.

MESAZHI I METËS

 

U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një AKT BARBAR DHE I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!
PRANDAJ ËSHTË I PAAMNISTUESHËM PËRGJITHMONË!